Bashkohen demokristianët nën drejtimin e Zef Bushatit

Drejtuesit e partive demokristiane kanë themeluar sot Unionin Demokristian Shqiptar, i cili do të drejtohet nga Zef Bushati. Në bazë të statutit të krijimit të Unionit, drejtimi do të jetë me rotacion, me mandat 1-vjeçar. Sipas Zef Bushatit slogani i Unionit do të jetë “të bashkuar do të jemi më të fortë”. I pyetur nga News 24 në cilën anë do të radhitet Nard Ndoka tashmë që demokristianët janë bashkuar në një union, Bushati u përgjigj: “Nuk ka asgjë për tu shqetësuar nëse njëri prej vëllezërve të familjes sonë është në mazhorancë dhe një tjetër në opozitë. Kur vjen puna për të bashkëpunuar vëllezërit bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e ka treguar zoti Ndoka. Ai deklaroi që në qoftë se mazhoranca, kryeministri Rama do t’i qëndrojë marrëveshjes me Partinë Kristian Demokrate, me Aleancën Demokristiane që janë në mazhorancë, unë si demokristian do ta jap votën time për ministrin e demokristianëve të mazhorancës.”
MAPO
Add new comment