Arkiv-Lajme të përditësuara
Buxheti 2014 rrezikon të hyjë në fuqi në janar, ja dy zgjidhjet e Canit
Vonesat në hartimin e projektbuxhetit dhe paketës fiskale rrezikojnë seriozisht hyrjen në fuqi të buxhetit më janar të vitit 2014. Sipas kalendarit të përcaktuar tashmë në ligjin organik të buxhetit, më datë 25 nëntor duhet të kishte përfunduar miratimi në Kuvend për t’i lënë kohë azhornimit të institucioneve për të nisur konsumin e tij më 1 janar, por ndërkohë projekti ende është në fazën e konsultimeve.
Dy zgjidhje të tjera
Rama: Ndihmën ekonomike do t’ia jap grave
Kryeministri Edi Rama, në konferencën kombëtare kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave, deklaroi se viktimave të dhunës u duhet dhënë një ndihmë e menjëhershme.
“Do të vemë në shërbim të vajzave dhe grave të dhunuara ndihmën ligjore falas. Të punojmë të gjithë për të ndaluar këtë problem të madh që është në nivele shqetësuese në Shqipëri dhe që përbën një shkelje të parimeve dhe të drejtave të njeriut”, u shpreh Rama.
Moore në Tiranë, takim me Nishanin në mesditë
Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore vjen sot per nje vizite ne Tirane.
Gjatë qëndrimit në vendin tonë Moore do të zhvillojnë takime me krerët më te lartë të shtetit.
Presidenca njofton se ne oren 14.30 ne ambientet e saj, Moore do te pritet nga kreu i shtetit Bujar Nishani, me te cilin do te zhvilloje nje takim.
Panorama
KLD: Nuk na ka ardhur asnjë nga procedimet disiplinore të Naços
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka hedhur poshtë deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, i cili tha se ka dorëzuar në këtë institucion kërkesat për procedimin disiplinor për shtatë gjyqtarë.
KLD-ja deklaroi se asnjë nga procedimet e cituara nga ministri Naço nuk ka arritur zyrtarisht në protokollin e KLD-së deri ditën e djeshme, kur është regjistruar vetëm një nga kërkesat për procedim disiplinor, të deklaruara nga ministri i Drejtësisë.
Gjika: Dorëhiqem nëse del kush e thotë se më dha kafe për kompleksin “Jon”
Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka komentuar sërish çështjen e kompleksit “Jon” në Vlorë. Gjatë një ndërhyrjeje telefonike mbrëmë në emisionin “Opinion”, Gjika tha se nëse del dikush që thotë se i ka bërë presion apo i ka dhënë ryshfet atij, dorëzon detyrën publikisht.
Kryeministrit i kam thënë: Nëse aty do shkojnë fadromat dhe do dalë dikush që të thotë që Shpëtim Gjikës i kam dhënë “kafe” apo Gjika më ka bërë presion, unë dorëzoj çelësat në Shesh të Flamurit!”, tha Gjika.
Ai iu përgjigj edhe prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.
Kaosi me ALUIZNI-n, Lame: Vetëm 10 mijë certifikata në 8 vjet, nga 293 mijë deklarime
Drejtori i ri i ALUIZNI-t, Artan Lame ka publikuar shifrat që tregojnë ecurinë e legalizimeve përgjatë viteve 2006-2013.
Sipas zotit Lame, nga rreth 300 mijë objekte të vetëdeklaruara pa leje nga qytetarët, ky institucion ka lëshuar 21 mijë leje legalizimi prej të cilave janë dhënë 10 mijë certifikata pronësie.
“Në tetë vjet shteti shqiptar ka shpenzuar dhjetëra milionë dollarë, ka shpenzuar godina, mijëra punonjës të punësuar për të arritur nga 293 mijë vetëdeklarime, për të lëshuar 10 mijë leje”, tha Lame.
"Skaner 2013", pranga shefit të kirurgjisë në QSUT
Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar "Skaner 2013" ka prangosur mëngjesin e të premtes një mjek dhe një ish-punonjës sigurimi i këtyre ambienteve me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Sipas informacioneve të fundit në pranga ka rënë shefi i sektorit të kirurgjisë Ilir Broqaj, në bashkëpunim me ish-punonjësin Arben Doda u merrnin para qytetarëve padrejtësisht për të realiuar një ekzaminim me skaner.
Top channel
Shkëlzen Berisha i kundërpërgjigjet Tahirit
Shkëlzen Berisha i kundërpërgjigjet Tahirit
Publikuar më 05.12.2013 | 19:42
2044 4
Djali i ish-kryeministri, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur akuzave të ministrit të Brendshëm. Saimir Tahiri nga salla e Kuvendit, akuzoi Berishën se në kohën që djali i tij ishte shkaktar i shpërthimin tragjik të Gërdecit, ai e mbronte.
Një version paraprak i tabelës së re të taksave që pritet të nisë nga 1 janari
Dy ditë pasi ministri Ahmetaj përgënjeshtroi tabelat e përhapura nga mediat për skemën e re të taksave në vend, versione të tjera të paketës së re fiskale të përgatitura nga Ministria e Financave kanë nisur të qarkullojnë. Një draft tjetër është publikuar sot nga televizioni TCH, i cili dy ditë më parë publikoi një skemë që më pas u përgënjeshtrua nga qeveria. Qeveria thotë se ajo është në negociata me FMN dhe nuk ka marrë ende një vendim final, se cili do të jetë kuadri i ri i taksave pas 1 janarit.
Shtyhet gjyqi, Gjika kërkon të gjykohet në Vlorë
Kreu i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka dalë sot para gjyqit në Vlorë për akuzën për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, por gjyqi është shtyrë për mungesë të një avokati të të padehurve. Ndërkohë Gjika ka kundërshtuar kërkesën e bërë nga gjykata e qytetit të tij për trasferim të dosjes në një qytet tjetër.