Kaosi me ALUIZNI-n, Lame: Vetëm 10 mijë certifikata në 8 vjet, nga 293 mijë deklarime

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 03:23

Drejtori i ri i ALUIZNI-t, Artan Lame ka publikuar shifrat që tregojnë ecurinë e legalizimeve përgjatë viteve 2006-2013.

Sipas zotit Lame, nga rreth 300 mijë objekte të vetëdeklaruara pa leje nga qytetarët, ky institucion ka lëshuar 21 mijë leje legalizimi prej të cilave janë dhënë 10 mijë certifikata pronësie.

“Në tetë vjet shteti shqiptar ka shpenzuar dhjetëra milionë dollarë, ka shpenzuar godina, mijëra punonjës të punësuar për të arritur nga 293 mijë vetëdeklarime, për të lëshuar 10 mijë leje”, tha Lame.

Drejtori i ALUIZNI-t thotë se janë rreth 50 mijë dosje për të cilat qytetarët kanë paguar, por që kanë mbetur në dyert e institucionit pa u dhënë një zgjidhje. Pjesë e tyre janë edhe lejet e dhëna në zonat e mbrojtura për të cilat zoti Lame thotë se qytetarët do të kompensohen.

“Në periudhat para fushatave, pa i plotësuar fare dosjen, pa iu bërë një akt ekspertimi, i thonin sill paratë këtu dhe pa parë se çfarë ndodh prapa. Kanë kërkuar para për një vend ku nuk mund të legalizohet”, tha Lame.

Drejtori i ALUIZNIT ka denoncuar dhe atë që e quajti shpërdorim të fondeve që duhet të shkonin për kompensimin e ish-pronarëve dhe që sipas tij janë përdorur për qëllime të tjera në periudhën e fushatës. Nga 6.98 miliardë lekë, vetëm një pjesë e tyre, 4 miliardë ka shkuar për ish-pronarët ndërsa pjesa tjetër prej 3 miliardë lekësh janë përdorur nga Ministria e Financave për qëllime të tjera në kundërshtim me ligjin.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.