Rama: Ndihmën ekonomike do t’ia jap grave

Kryeministri Edi Rama, në konferencën kombëtare kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave, deklaroi se viktimave të dhunës u duhet dhënë një ndihmë e menjëhershme.
“Do të vemë në shërbim të vajzave dhe grave të dhunuara ndihmën ligjore falas. Të punojmë të gjithë për të ndaluar këtë problem të madh që është në nivele shqetësuese në Shqipëri dhe që përbën një shkelje të parimeve dhe të drejtave të njeriut”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se ndihma ekonomike duhet të kalojë në përgjegjësinë e gruas shqiptare, si dhe vuri theksin në krijimin e mundësive për punësimin dhe integrimin e viktimave të dhunës në familje.
Shqip
Add new comment