Arkiv-Lajme të përditësuara

Krujë, 18-vjeçari vret me mjete të forta babanë: Erdhi i dehur, rrahu nënën dhe motrat

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 15:20

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Tapizë të Krujës, ku djali ka vrarë me mjete të forta babanë e tij.

Sipas policisë, 18 vjeçari Ardit Krashi ka vrarë me mjete të forta, duke e goditur në kokë të atin, Dali Krashi, 64 vjeç.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar 18-vjeçarin i cili ka thënë se nuk ka pasur për qëllim që ta vrasë por vetëm ta ndalojë pas dhunës që ai po ushtronte ndaj nënës dhe motrave të tij.

Ish-shefi i IT së Tatimeve në Prokurori

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 15:19

Ish-shefi i IT në Drejtorinë e Tatimeve, Renald Rista është thirrur në Prokurorinë e Tiranës në cilësinë e personit nën hetim për dyshimet se ai mund të ketë kopjuar e më pas zhdukur të dhënat kompjuterike të katër viteve të fundit në Drejtorinë e Tatimeve.

Ato përmbajnë deklaratat tatimore të qindra bizneseve për katër vitet e fundit. Por ish-shefi i IT pretendon se e gjithë kjo është një sajesë pasi sipas tij ai nuk është aspak i përfshirë në këtë cështje.

Tahiri: Kur çuni i babit hidhte në erë jetë njerëzish, babi e mbronte në parlament

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 07:04

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot rreth orës 11.00 seancën e radhës, e cila ka nisur me debate dhe batuta ndërmjet deputetëve. Në programin e kuvendit, ku 60 minuta janë diskutimet e lira, janë edhe tre projekt-ligje të tjera që duhet të miratohen.

Menjëherë ka nisur me akuzat ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzoi qeverinë se është një turp ky që po bën, duke lidhur marrëveshje me kompaninë britanike “Crown Agents”.

Berisha: U ngrit flamuri i Enver Hoxhës, Rama i lidhur me mafien kosovare

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 07:02

Berisha i është rikthyer Enver Hoxhës gjatë fjalës së tij sot në Kuvend. Ai u rindal te përdorimi i fotos së Enver Hoxhës në homazhet e Ditës së Çlirimit, të cilën e cilësoi fyerje për shqiptarët.

Kuvendi ndryshe/ Dule jo kaq tolerant sa Meta dhe batutat e rakisë Braho-Berisha për Skraparin

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 07:01

Deputetët e Kuvendit shqiptar gjatë debateve në seancë plenare prodhojnë shpesh batuta, më shumë sesa lajme. Nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule (që drejtonte seancën në mungesë të kryetarit Meta) nuk është treguar aspakt tolerant me rregulloren sot, sidomos kur ka kërkuar fjalën Sali Berisha, i cili mund të jetë deputeti i vetëm që flet në foltore sa herë e kërkon.

Qyteti i Skraparit dhe rakia e famshme që prodhohet atje është bërë sot objekt i një replike mes ish-kryeministrit Berisha dhe deputetit të LSI-së, Spartak Braho.

Statusi, Komiteti i Jashtëm i Parlamenti Europian “OK” rezolutës për Shqipërinë

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 07:00

Komiteti i Jashtëm i Parlamenti Europian mbështet dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.

Europarlamentarët kanë miratuar me 49 vota Pro rezulutën për Shqipërinë, rezolutë kjo e hartuar nga raporteri për vendin tonë, nga eurodeputeti kroat Nikola Vuljancic.

Më herët eurodeputetët kanë diskutuar në lidhje me rrugën që ka bërë vendi ynë për tu integruar ndërsa kanë kërkuar bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës.

Eurodeputetët gjithashtu kanë vleresuar pranimin paqësisht te rezultatit të zgjedhjeve dhe tranzicionin e qetë dhe pa probleme të pushtetit.

Rama: Bazë e re ligjore për mbajtjen e armëve

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 06:59

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se do të krijohet një bazë e re ligjore për mbajtjen dhe përdorimin e armëve. "Do të ngremë një bazë të re ligjore, përpara se të fillojmë kontrollin për armët dhe ndëshkimin për armëmbajtësit.Në këndvështrimin tim ajo që ndodhi një ditë më parë në Shkozet, do të thote që problemi i kriminalitetit në Shqipëri është shumë më teper se sa problemi që ne kemi me krimin e organizuar apo korrupsionin. Problemi i kriminalitetit është një problem kulturor me te cilin ne duhet te perballemi frontalisht", u shpreh Rama ne Kuvend.

CRCA: Politikanët të japin llogari për vrasjen e fëmijëve! Ja rekomandimet tona

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 14:49

TIRANE- Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) u shpreh sot e shokuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një shkollë në Durrës. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, CRCA thotë se përgjegjësit kryesorë për gjendjen në të cilën ndodhet siguria e fëmijëve sot në të gjithë vendin, janë politikanët, të cilët sot duhet të japin llogari, për atë që nuk kanë bërë.

Lista që do turpëronte çdo President

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 14:47

Dje duhet të ketë qenë një ditë e zymtë, gati-gati e papërballueshme për Bujar Nishanin. Paradite, ai ka mësuar se këshilltari i tij për marrëdhëniet me publikun, ishte nisur drejt policisë së Tiranës, për t’u marrë në pyetje si i dyshuar në disa afera korruptive të konsumuara që në kohën kur punonte në Ministrinë e Brendshme së bashku me Nishanin. Në drekë Presidentit i duhej të mblidhte KLD-në, një mbledhje e detyruar nga skandali i plasur në sistemin e drejtësisë pas fakteve dhe video-filmimeve të kryera nga emisioni “Fiks Fare”.

Paketa antikorrupsion kritikohet nga OSBE dhe DASH, Qeveria nuk tërhiqet

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 14:45

Shtohen zërat kundër paketës ligjore antikorrupsion, por qeveria nuk tërhiqet dhe ka vendosur që ta miratojë atë në parlament. Përveç misionit amerikan OPDAT, dje është bërë publike dhe një letër e OSBE-së, e cila e konsideron këtë paketë ligjore si një hap prapa në rrugën e luftës kundër korrupsionit në vend. Pavarësisht thirrjeve të këtyre aktorëve ndërkombëtarë për ta tërhequr këtë nismë, mazhoranca ka startuar dje debatin parlamentar për propozimet që përmbajnë dy projektligjet që përbëjnë këtë paketë, pra ndryshimet e paraqitura në Kodin e Procedurës Penale dhe ligjin antimafia.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara