Krujë, 18-vjeçari vret me mjete të forta babanë: Erdhi i dehur, rrahu nënën dhe motrat

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 15:20

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Tapizë të Krujës, ku djali ka vrarë me mjete të forta babanë e tij.

Sipas policisë, 18 vjeçari Ardit Krashi ka vrarë me mjete të forta, duke e goditur në kokë të atin, Dali Krashi, 64 vjeç.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar 18-vjeçarin i cili ka thënë se nuk ka pasur për qëllim që ta vrasë por vetëm ta ndalojë pas dhunës që ai po ushtronte ndaj nënës dhe motrave të tij.

Sipas dëshmisë së dhënë në polici nga 18-vjeçari, babai i tij kishte ardhur i dehur në shtëpi dhe kishte nisur të rrihte nënën dhe motrat e tij dhe se ai kishte ndërhyrë për ta ndalur duke e goditur me një shkop në kokë.

Ai tregoi më tej se pas kësaj e kishte lidhur në duar dhe këmbë dhe e kishte nxjerrë jashtë të atin në mënyrë që të mos i rrihet më, por nuk e dinte se kishte vdekur.

Policia nga ana e saj bën me dije se kishte marrë një telefonatë nga fshati Tapizë ku denoncohej një rast i dhunës në familje dhe kur kishin mbërritur në vendngjarje kishin gjetur 64 vjeçarin të lidhur dhe të pajetë.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.