Statusi, Komiteti i Jashtëm i Parlamenti Europian “OK” rezolutës për Shqipërinë

Komiteti i Jashtëm i Parlamenti Europian mbështet dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.
Europarlamentarët kanë miratuar me 49 vota Pro rezulutën për Shqipërinë, rezolutë kjo e hartuar nga raporteri për vendin tonë, nga eurodeputeti kroat Nikola Vuljancic.
Më herët eurodeputetët kanë diskutuar në lidhje me rrugën që ka bërë vendi ynë për tu integruar ndërsa kanë kërkuar bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës.
Eurodeputetët gjithashtu kanë vleresuar pranimin paqësisht te rezultatit të zgjedhjeve dhe tranzicionin e qetë dhe pa probleme të pushtetit.
Gjatë diskutimeve u nënvizua nevoja për bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës dhe se ka ende shumë punë për t’u bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht në reformën e administratës publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pavarësisë së sistemit gjyqësor.
“Qeverisë i është kërkuar të bashkëpunojë më opozitën. Qeveria e vjetër pati një trazicion paqësor. Kemi një opozitë që pranon rezultatin e zgjedhjeve. Kam një parandjenjë se e gjithë kjo procedurë të jep idenë se statusi u vonua vetëm që të vinte në pushtet një qeveri tjetër. Grupi socialist duhet të punojë më shumë. Do të ketë bashkëpunim deri në rezolutën përfundimtare.”- deklaruan deputetët e PE-së.
Shqip
Add new comment