Kuvendi ndryshe/ Dule jo kaq tolerant sa Meta dhe batutat e rakisë Braho-Berisha për Skraparin

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 07:01

Deputetët e Kuvendit shqiptar gjatë debateve në seancë plenare prodhojnë shpesh batuta, më shumë sesa lajme. Nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule (që drejtonte seancën në mungesë të kryetarit Meta) nuk është treguar aspakt tolerant me rregulloren sot, sidomos kur ka kërkuar fjalën Sali Berisha, i cili mund të jetë deputeti i vetëm që flet në foltore sa herë e kërkon.

Qyteti i Skraparit dhe rakia e famshme që prodhohet atje është bërë sot objekt i një replike mes ish-kryeministrit Berisha dhe deputetit të LSI-së, Spartak Braho.

Deputeti Berisha theksoi se “në kombinatin mekanik të Poliçanit janë pushuar 60 punëtorë të thjeshtë vetëm se janë simpatizantë të PD-së. Kjo është vepër e Ilir Metës”. Pas fjalës së Berishës, në foltore u ngjit deputeti Braho që deklaroi se i fundit që duhet të zejë me gojë Skraparin është vetë ish kryeministri Berisha. “Mos e ul veten të dalësh në konferenca shtypi me drejtorin e IT siç bëre dje. Ti Skraparin nuk ke si e zë në gojë se e le pa rrugë, jo më ti përmendësh emrin sot këtu”.

Por dhe pse Dule nuk pranoi ti japë fjalën, Berisha insistoi duke thënë se qeveria e tij nuk e pa kurrë Skraparin nga goja e rakisë sic i ka dalë nami. “Së pari duhet ti them zotit Braho se për Skraparin qeveria e mazhorancës së kaluar ka bërë më shumë se për çdo territor tjetër të këtij vendi. Ka bërë TAP-in që duke filluar nga viti i ardhshëm e shndërron Skraparin një nga kantrerët më të rëndësishëm të Evropës. Ju Skraparin e shikoni nga gota e rakisë, unë e shikoj nga njerëzit”.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.