Arkiv-Lajme të përditësuara
Shefi i sigurisë futi celularë në qelitë e të arratisurve të Drenovës
Tiranë Tri javë më parë, policia e Korçës arrestoi shefin e sigurisë në sektorin B të burgut të Drenovës, si i dyshuar për futjen e telefonave celularë në qelitë e të burgosurve. Asokohe nuk pati asnjë hetim të thelluar për këtë ngjarje, por policia u mjaftua me evidentimin e një rasti për të kryer arrestimin e Albert Tomorrit, ndaj të cilit u caktua masa e sigurisë “arrest me burg me afat 20 ditë” ndaj të dyshuarit.
Ambasada SHBA letër Komisonit të Ligjeve: Dy pr/ligje pa u konsultuar me ekspertët e agjencitë e interesuara
Ambasada Amerikane në Tiranë i tërheq vëmendjen Komisionit të Ligjeve për faktin se nuk është konsultuar lidhur me pr/ligjin e procedurës penale dhe atë kundër krimit të organizuar. Në një letër të Ambasadës Amerikane thuhet se ndryshimet janë propozuar pa konsultim publik dhe pa këshillimin e ekspertëve të ambasadës, ndërsa u kanë dhënë mundësi agjencive të interesuara që të shprehnin argumentet e tyre pro ose kundër këtyre ndryshimeve.
Marrëdhëniet Shqipëri-KiE
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se Shqipëria dhe Këshilli i Europës janë në fazën e partneritetit mes tyre. Gjatë konferencës “Anëtarësimi i Shqipërisë në KiE, nga asistenca në partneritet”, ai vlerësoi ndihmën e kësaj organizate, ndër të parat që asistoi Shqipërinë në hapat fillestarë të demokratizimit dhe ndërtimit të shtetit ligjor.
Naço: Reformim të Gjykatës së Lartë e KLD
TIRANE- Reformim te Gjykates se Larte dhe te KLD-se dhe nje strategji kunder korruprsionit jane disa nga domosdoshmerite te ministri i Drejtesise, Nasip Naco ka deklaruar gjate raportimit te tij ne seancen degjimore sot ne Komisionin e Integrimit.
Ministri ka deklaruar se KLD ka emëruar vetëm 7 kryetarë gjykatash në 5 vjet, nderkohe qe pjesa tjetër është e komanduar.
Sipas tij, Ministria e Drejtësisë hartuar strategjinë kundër korrupsionit e cila sipas tij pritet të japë efekte pozitive në luftën kundër këtij fenomeni.
Zaganjori: Korrupsioni në drejtësi zbulohet duke analizuar vendimet
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, doli sot në një konferencë shtypi lidhur me video-përgjimin e publikuar në emisionin “Fiks-Fare” pak ditë më parë. Zaganjori ripërsëriti se rasti në fjalë është një mashtrim dhe shtoi se nuk I njeh personat që përmendin emrin e tij në video.
Shpend Ahmeti i VV fiton Prishtinën, LDK merr Pejën dhe Gjilanin
Shpend Ahmeti i lëvizjes Vetëvendosje ka triumfuar në balotazhin për kryetarët e 25 komunave, duke fituar Prishtinën. Në 86 për qind të votave të numëruara, Ahmeti ka fituar 51 % të tyre, duke lënë pas Isa Mustafën e LDK-së. Rreth orës 21.00 të mbrëmjes, Vetëvendosja shpalli fitoren për kryeqytetin e Kosovës, ndërsa përkrahësit e Ahmetit kanë dalë për të festuar në rrugë. LDK-ja ka fituar Pejën, Gjilanin dhe disa komuna të tjera në vend, duke e zgjeruar hartën e vet elektorale në Kosovë. Ndërsa PDK-ja e kryeministrit Thaçi ka fituar Prizrenin dhe një numër komunash.
Rokada në diplomaci, Kuko dhe Bimo sërish ambasadorë
Artur Kuko pritet të dekretohet në Gjermani dhe Roland Bimo në Vjenë. Adriana Hodbari në Strasburg
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Gjiknuri: Pezullohen 17 leje minerare
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka publikuar masat e marra pas përfundimit të inspektimit të grupit të kontrollit për lejet dhe koncesionet minerare në zonën e Bulqizës.
Sipas Gjiknurit pas kontrollit eshte urdheruar pezullimi i 17 lejeve me afat te pacaktuar deri ne realizimin e detyrimeve dhe kushteve te percaktuara nga specialistet.
Rrëfehet Berisha: Nga kulla e Viçidolit në Tiranë
I përlotur teksa flet për kullën e familjes Berisha në fshatin Viçidol të Tropojës, Berisha shprehet ende optimist se një ditë mund të ringrejë kullën e shkatërruar nga predhat e ushtrisë serbe gjatë Luftës së Kosovës. Në një intervistë dhënë gazetares Sonila Meço te ‘AGON”, ish-kryeministri rrëfen fëmijërinë e tij dhe rrugën drejt përfshirjes në politikë. Sa i përket rikthimit të tij te mjekësia, Berisha e cilëson atë tashmë një kapitull të mbyllur duke shprehur angazhimin e plotë ndaj politikës.
“Greva e Urisë”, Taulant Balla fiton gjyqin me Topallin për pagën
Deputetët e PS-së që ishin pjesë e grevës së urisë që zgjati më shumë se dy javë para Kryeministrisë në vitin 2010 do të përfitojnë pagat e mohuara. Në datë 26 nëntor, gjyqtarja Fida Osmani ka dhënë vendimin në favor të deputetit Taulant Balla lidhur me kërkesën e tij për detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që t’i paguajë të gjitha përfitimet financiare që burojnë nga legjislacioni për statusin e deputetit dhe që lidhen me ushtrimin e funksionit për periudhën 25 shkurt-20 maj 2010, shkruan gazeta Shekulli.