Gjiknuri: Pezullohen 17 leje minerare

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka publikuar masat e marra pas përfundimit të inspektimit të grupit të kontrollit për lejet dhe koncesionet minerare në zonën e Bulqizës.
Sipas Gjiknurit pas kontrollit eshte urdheruar pezullimi i 17 lejeve me afat te pacaktuar deri ne realizimin e detyrimeve dhe kushteve te percaktuara nga specialistet.
Ministri theksoi se në zonën e galerisë D në Bulqizë që konsiderohet si zonë e rrezikshme nuk do të punohet, ndërsa paralajmëroi se suvjektet që nuk do të përmirësojnë kushtet e sigurisë do t'u hiqet leja minerare.
I pyetur për grevën e urisë që mësohet se kanë nisur minatorët e Bulqizës, Gjiknuri deklaroi se çdo administrator që nxit punonjësit që të ndalojë masat e marra nga shteti kryen një vepër penale dhe do të përgjigjet për të.
Top Channel
Add new comment