Arkiv-Lajme të përditësuara

Berisha: Emërove bashkëfshatarin në polici Tahiri: Për baxhanakun në Gërdec s'dije gjë

Postuar në 27 Nëntor, 2013 10:53

KUVEND- Debati Berisha-Tahiri

Berisha: Ju bllokoni qytetarët te dera e shtëpisë.

Tahiri: Ti ku e ke hipotekën?

Berisha: Ku e kam unë hipotekën ta them unë, do t’i them dy fjalë mbrapa unë ty (Tahirit), mbaj shënim ti se ta kthej unë ty më vonë.

Ndryshojnë pagat e deputetëve, pa ditë pune për mungesa në seancë

Postuar në 27 Nëntor, 2013 10:51

Parlamenti miraton vendimin e ri për trajtimin financiar të deputetëve. Sipas vendimit të ri, paga e një deputeti do të jetë fikse dhe e palidhur me pjesëmarrjen e tij në komisionet parlamentare. Në pikën e parë të këtij akti thuhet se “paga ditore e deputetit llogaritet mbi pagën bazë, pa përfshirë shpërblimet dhe mbulimin e shpenzimeve.

Topalli këshillon Metën: Duhet ta nxirrje jashtë Xhafaj, sulmoi Presidentin

Postuar në 27 Nëntor, 2013 10:49

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka këshilluar pasardhësin e saj se si të veprojë me rregulloren e Kuvendit duke i kërkuar që të nxirrte jashtë seancës plenare deputetin socialist Fatmir Xhafaj. Shkak u bë një deklaratë e zotit Xhafaj për korrupsionin në sistemin e drejtësisë ku ai atakoi edhe Presidentin e Republikës si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Kryeministri Rama takon homologun Ponta: Rumania mbështet integrimin e Shqipërisë

Postuar në 27 Nëntor, 2013 10:48

Kryeministri Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Bukuresht, ku u takua me Kryeministrin rumun Viktor Ponta. Kryeministri Rama i shprehu homologut Ponta falënderimin për mikpritjen e një takimi shumë të rëndësishëm, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, si dhe për takimin mes tyre, ku u shkëmbyen pikëpamje mbi qeverisjen dhe rritjen e bashkëpunimit.

Fiksi, “shteti” kundër korrupsionit

Postuar në 27 Nëntor, 2013 10:46

Jehona e investigimit të "Fiks Fare", ku me zë dhe figure u dëshmua korrupsioni në drejtësi ka mbërritur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Pafuqinë e shtetit për të luftuar këtë korrupsion, tha deputeti socialist Fatmir Xhafaj, e ka zëvendësuar emisioni "Fiks Fare".

Modeli "Beneluks për Ballkanin", JO Shqipëri e Madhe Në Shkup diskutohet modeli i Beneluksit për Ballkanin

Postuar në 27 Nëntor, 2013 04:33

Ideja për integrimin rajonal ekonomik mes Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, sipas modelit të Beneluksit, promovohet me qëllimin e zgjerimit të tregut dhe jo për të ndryshuar kufijtë në Ballkan. Politikanë, profesorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga këto vende, thanë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky lloj bashkëpunimi, i cili ka të bëjë me përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe jo me krijimin e shteteve të mëdha.

Doda: Olldashin e latë vetëm, madje e përbaltët

Postuar në 27 Nëntor, 2013 04:31

Deputetja demokrate, Mesila Doda, akuzoi dje indirekt kolegët dhe drejtuesit e PD, se Sokol Olldashi u la vetëm në përpjekjen e tij për të ndryshuar të djathtën. Në fjalën e saj në Kuvend, Doda tha se Olldashin e bënë të ndihej fajtor pa faj për shkak të përpjekjes së tj për të ndryshuar opozitën.

Rezoluta e PE, inkurajuese por dhe skeptike për Shqipërinë, “ende asnjë bos në burg”

Postuar në 27 Nëntor, 2013 04:29

Ndërsa në Parlamentin Europian shkon një rezolutë që nxit Këshillin e Ministrave të BE-së të pranojë statusin e Shqipërisë, përmirësimet në vend janë të mangëta dhe e vetmja arsye e fortë e eurodeputetëve pro ka të bëjë me inkurajimin e reformave në vend. Sipas diskutimeve, vendi çalon në të njëjtat probleme të vjetra. Asnjë “peshk i madh” apo bos nuk është në burg për krim apo korrupsion, madje as në operacionin masiv kundër lojërave të paligjshme të fatit, asnjë përpjekje serioze e palëve për dialog megjithë rotacionin dhe shenja të mungesës së konsistencës.

Kuvend, interpelancë për emërimet në polici dhe mocion debati për integrimin

Postuar në 27 Nëntor, 2013 04:26

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e dytë brenda javës, për shkak të shtyrjes së seancës së të enjtes së shkuar pas humbjes së jetës së deputetit të PD, Sokol Olldashi.

Në rendin e ditës së seancës se sotme plenare është mocioni për debat mbi çështjet e integrimit europian, e kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Bora mbulon vendin

Postuar në 27 Nëntor, 2013 04:24

Reshjet e borës kanë mbuluar pothuajse të gjitha zonat malore të vendit, duke shënuar edhe një rënie të ndjeshme të temperaturave.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara