Arkiv-Lajme të përditësuara

"Belle Air" shpalli falimentin, shiti biletat deri në mars 2014

Postuar në 26 Nëntor, 2013 16:31

Mbi 20 fluturime të anuluara brenda ditës për në Malpensa, Ankona, Romë, Trieste, por dhe linja të tjera fluturimi me Greqinë. Kaos në Aeroportin e Rinasit, por edhe në Itali 200 pasagjerë janë bllokuar në pritje të gjetjes seë zgjidhjes për udhëtimet e tyre të pronotuara. Ndërkaq, janë qindra bileta të prera deri në mars të vitit të ardhshëm. Qytetarët e gjendur të braktisur në aeroporte duhet të shtojnë 60 euro për biletën udhëtimit me një avion tjetër, për të mbërritur në destinacion.

Blushi: Nuk ka reforma në Shqipëri përsa kohë nuk ndërhyhet në Lazarat

Postuar në 26 Nëntor, 2013 16:29

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i mazhorancës Ben Blushi kërkoi nga qeveria më shumë të veprojë sesa të tregojë, dhe se në Shqipëri nuk mund të ketë reforma pa ndërhyrë më parë në Lazarat.

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Blushi theksoi se: “Sot ishte mundësia e fundit të themi se sa keq jemi qeverisur nga opozita, por pas kësaj dite na takon të themi se çfarë do të bëjmë për ta ndryshuar këtë realitet, cfarë reformash do të ndërmarrim, a do t’i mbajmë premtimet e fushatës?”.

Rama në samitin e bashkëpunimit me Kinën

Postuar në 26 Nëntor, 2013 16:28

Krerët e Qeverive të Europës Qendrore dhe Juglindore dhe Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës zhvilluan një takim në Bukuresht, ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Parlamenti Europian publikon 18 rekomandimet për Shqipërinë

Postuar në 26 Nëntor, 2013 16:26

Komisioni për Politikën e Jashtëm në Parlamentin Europian ka miratuar rezolutën për Shqipërinë, ku i hapet drita jeshile dhënies së statusit të vendit kandidat në dhjetor. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikola Vuljaniç, ka përgatitur rezolutën për Shqipërinë, e cila do të jetë objekt debati në PE në muajin dhjetor për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në dokument përfshihen vërejtjet e progres/raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, si edhe ecuria e reformave të nevojshme që ka ndërmarrë Shqipëria duke marrë parasysh rekomandimet e BE-së.

Korrupsioni në drejtësi

Postuar në 26 Nëntor, 2013 16:25

Pas një investigimi disa-mujor, emisioni “Fiks-Fare” nisi nga mbrëmja e së martës transmetimin e një cikli emisionesh për denoncimin e korrupsionit në gjyqësor.

Historia e një familjeje, 6 anëtarët e të cilës u arrestuan gjatë një proteste për të drejtat elementare të mbijetesës, zbuloi hallkat e korrupsionit në kete sistem. Investigimi i “Fiks-Fare” solli një zinxhir sekserësh, të cilët kërkojnë para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke sjellë me zë dhe figurë të vërtetën e funksionimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Katër të arratisurit dalin para gjykatës

Postuar në 26 Nëntor, 2013 08:16

KORÇË - Në gjykatën e Korçës po zhvillohet seanca për masat e sigurisë për katër të arratisurit e burgut të Drenovës dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Gjykata pritet të japi masën e sigurisë për Admir Tafilin, Gëzim Gurin, Artur Gorës dhe Fran Marashin, të katër të arratisur dhe të kapur nga policia.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se sapo ka dalë para gjykatës Albi Meçini, të cilit iu dha masa e arrestit burg, me akuzën se ka ndihmuar të arratisurit të largoheshin nga burgu.

Mijëra qytetarë mbeten pa përgjigje nga “Belle Air”

Postuar në 26 Nëntor, 2013 08:14

Me qindra qytetarë dje “zaptuan” dyert e Pallatit të Kulturës, aty ku kompania kishte zyrat qëndrore, në pritje për të marrë një përgjigje për fatin e parave të tyre për biletat e prenotuara tek “Belle Air”. E po kështu me qindra udhëtarë kanë fjetur në aeroporte të vendeve të ndryshme të Europës, pa mundur të kthehen në destinacionin e tyre. Kompania “Belle Air” shpalli falimentin, duke shkaktuar skandalin e radhës për qytetarët e këtij vendi, duke mos ju dhënë asnjë përgjigje.

Igli Cara: Projekti politik i Olldashit

Postuar në 26 Nëntor, 2013 08:13

Sokol Olldashi kishte një projekt politik dhe ai projekt ishte rikonceptimi dhe rimodelimi i qëndrimit ndaj votës dhe politikës. Kështu tha sot në Kuvend miku I tij brenda radhëve të PD-së, njeriu që po e priste për darkë natën kur Olldashi humbi jetën në aksident, deputeti Igli Cara. Në fjalimin që Cara zgjodhi ta mbante nga foltorja e Kuvendit, ai tha se “miku ynë do i mungojë vendit anembanë, që e donin në çdo cep të Shqipërisë, do i mungojë PD-së, Basha e Berisha kanë humbur një bashkëpunëtor, më të mirin e 20 viteve, e djathta humbi një nga zërat më të mirë që e përfaqësonte.

Deputetët, strehim falas dhe 17 mijë lekë telefon të paguar

Postuar në 26 Nëntor, 2013 08:09

U paguhen 6-12 ditë dieta në muaj, sipas vendbanimit të tyre

"Nëpunësi", Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD

Postuar në 26 Nëntor, 2013 08:08

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për pezullimin e Aktit Normativ për Ligjin e Nëpunësit Civil.

Vendimi u lexua nga Kreu i GJykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ndërsa jashtë sallës erdhën edhe reagimet për mediat nga përfaqësues të PD-së.

Në 17 tetor Kuvendi miratoi me 84 vota pro dhe 4 vota kundër aktin normativ të Qeverisë që shtyn me 6 muaj efektet e ligjit “Për nëpunësin civil”.

Top Channel

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara