Arkiv-Lajme të përditësuara
Rriten pagat për 2800 mjekë dhe infermierë (Vendimet e qeverisë)
Të paktën 2800 mjekë dhe infermierë do të përfitojnë një rritje page me 4 përqind të pagës aktuale që ato marrin. Vendimi i parë i qeverisë së re për rritje pagash ka shkuar për punonjësit e mjekësisë. Vetë Rama ka folur disa herë për rimëkëmbjen e sistemit të shëndetësisë, madje disa javë më parë bëri dhe një vizitë të papritur natën vonë në spital për të parë nga afër punën e mjekëve. Një nga problemet më të mëdha në këtë system është korrupsioni dhe kjo masë merret për të minimizuar këtë fenomen.
101 vjet Pavarësi, krerët e shtetit bashkë në Vlorë
Sot shënohet 101 vjetori i Festës së Pavarësisë. Të gjithë krerët e shtetit, Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta do të jenë së bashku në Vlorë, në qytetin e Flamurit.
Festimet do të nisin në orën 11:00 ku do të zhvillohet ceremonia e ngritjes së Flamurit, vendosja e kurorave me lule te varri i Ismail Qemalit, prezantimi i projektit “Lungo Mare” si dhe do të shpallet konkursi ndërkombëtar për projektin e vijës bregdetare të qytetit të Vlorës.
Pranga dy të arratisurve të fundit
Arrestohet në malet e Kosturit në Greqi, i arratisuri i shtatë nga burgu i Drenovës, Reiz Haxhiraj.
Vetëm disa orë më parë në duart e policisë helene ra edhe i arratisuri i gjashtë Eduard Lulo. Burime zyrtare njoftojnë se Lulo është gjetur në kushte të këqija, i strehuar në një kasollet në malet e Kosturit dhe nuk ka bërë rezistencë.
Mësohet se ai do t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare pas disa ekzaminimeve mjekësore që do t’i bëhen në spital për shkak të gjendjes së rëndë.
Një ditë më parë u arrestua në
Kerry: SHBA-të mbeten aleati juaj i palëkundur, mirëpresim dhënien e statusit
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një komunikatë me rastin e 101-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në dokumentin që mban emrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry theksohet se , SHBA-të qëndrojnë krah Shqipërisë si një partner “i palëkundur”.
Sekretari Kerry nënvizon se, SHBA-të vlerësojnë tranzicionin paqësor të pushtetit pas zgjedhjeve parlamentare si edhe mirëpret dhënien e statusit kandidat për anëtarësimin në BE.
Mesazhi i John Kerry-t:
Raporti OLLDASHI: As shpejtësi, as fluturim, as rrotullime të njëpasnjëshme. Frenat, pa alkool, u derdh gjatë përmbysjes (FAKSIMILE)
U tha që e vrau shpejtësia, që ra në humnerë, që makina pati rrotullime të njëpasnjëshme që dyert mezi u hapën etj. Raporti auto-teknik zyrtar për vdekjen e Olldashit, thotë të tjera gjëra.
“DITA” ofron për herë të parë sot për lexuesit, origjinalin e plote te Raportit Autoteknik të hartuar për hetimin e aksidentimit të deputetit Olldashi dhe fotot e automjetit që administrohen në këtë raport të organit të akuzës – si edhe nje video tredimensionale te momentit te aksidentit e riprodhuar sipas të dhënave të hetimit.
Berluskoni përjashtohet nga Senati
Senati italian votoi për përjashtimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit Silvio Berluskoni nga jeta parlamentare, pas dënimit të tij për shmangie taksash me kompaninë mediatike, “Mediaset”. Në këtë mënyrë, njeriu që ka mbizotëruar politikën në vendin fqinj për 20 vjet, ka humbur imunitetin dhe është i ekspozuar ndaj dënimeve penale për një sërë çështjesh që akuzohet.
Reshjet e borës bllokojnë Veriun dhe Juglindjen, vështirësi në qarkullim
Ulja e ndjeshme e temperaturave 2 ditë e fundit ka sjellë reshje të shumta dëbore në zonat veriore dhe juglindore të vendit, duke shkaktuar vështirësi të shumta në qarkullimin mjeteve dhe izolimin e banorëve të fshatrave dhe komunave të thella.
Kështu që prej ditës së djeshme, aksi rrugor Pukë-Fushë Arrëz-Qafë Shllak paraqet vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve të cilat mund të lëvizin vetëm me zinxhirë.
Miratohet rezoluta e integrimit
Kuvendi ka votuar pasditen e së mërkurës pro projekt-rezolutës së përgatitur për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Në seancën parlamentare deputetët kanë votuar unanimisht me 105 vota në favor të procesit të integrimit të vendit në BE.
Para votimit kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim ku shprehu gatishmërinë e tij për hapjen e një kapitulli të ri në jetën parlamentare të Shqipërisë.
101 vjet Pavarësi, Presidenti e Kryeministri në Vlorë
UPDATE- Presidenti, Kryeministri dhe kabineti qeveritar do të jenë nesër në Vlorë për të shënuar 101 vjetorine shpalljes së Pavarësisë. Presidenca njoftoi nëpërmjet një komunikimi për shtyp, se nesër, presidenti i Republikes, Bujar Nishani do te marre pjesë në orën 11:00, ne ceremonine e ngritjes se Flamurit ne Vlorë, dhe më pas në 11:30 do të zhvillojë një vizitë në shtepine e patriotit Osman Haxhiu (Ibrahim Haxhiu, i biri)-Lagjja 4 Heronjte (Topana). Në mbrëmje Presidenti, Bujar Nishani do të organizojë një pritjen zyrtare në pallatin e Brigadave.
Berisha: Emërove bashkëfshatarin në polici Tahiri: Për baxhanakun në Gërdec s'dije gjë
KUVEND- Debati Berisha-Tahiri
Berisha: Ju bllokoni qytetarët te dera e shtëpisë.
Tahiri: Ti ku e ke hipotekën?
Berisha: Ku e kam unë hipotekën ta them unë, do t’i them dy fjalë mbrapa unë ty (Tahirit), mbaj shënim ti se ta kthej unë ty më vonë.