Arkiv-Lajme të përditësuara
Pandeli Majko: Dokumenti që më dhanë gjermanët vërteton se lufta mbaroi më 29 nëntor
Debati për datën e çlirimit të vendit është një debat që rikthehet në heshtje çdo fundnëntori, kur e djathta i nderon të rënët në luftën antifashiste më 28 nëntor, ndërsa e majta në datën e shënuar dhe në kalenda,r 29 nëntor. Ish-kryeministri e më vonë ministër i Mbrojtjes, deputeti socialist Pandeli Majko e rihap këtë debat që po kalohej në heshtje duke deklaruar se ai ka parë një dokument autentik gjerman që vërteton se lufta mbaroi më 29 nëntor dhe jo më 28.
Rama dhe Tahiri tek forcat RENEA: Të vetëdijshëm për gjendjen tuaj, nuk do t’ju braktisim kurrë
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Artan Didi ishte sot në repartin e forcave RENEA të cilët i ka falënderuar për punën e shkëlqyer në kapjen e të arratisurve nga burgu i Drenovës.
Dita e Çlirimit, homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve
Me rastin e 29 Nëntorit, Çlirimit të Shqipërisë, krerët më të lartë të shtetit kanë vendosur kurora me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri”.
Presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministra dhe deputetë kanë zhvilluar homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve
Si përfaqësues i Bashkisë ishte nënkryetari Enno Bozdo, i cili vendosi po ashtu kurora me lule pranë monumentit "Nënë Shqipëri".
PS paralajmëron rrëzimin e dy kandidaturave të Nishanit
-Partia Socialiste akuzoi Presidentin e Republikës si përgjegjës për korrupsionin në sistemin gjyqësor. Sipas kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, kreu i shtetit është lojtar partiak që me dy dekretet për Gjykatën e Lartë provokoi mazhorancën duke paralajmëruar rrëzimin e kandidaturave Petrit Çeno dhe Gjovalin Përnoca. “Është emergjencë kombëtare, të kthyer në një pazar klientelist, pazare te ulëta dhe klientelizëm politik, për shkak se hallka kryesore Presidenti i Republikës është një lojtar partiak, që po bën vetëm një detyrë, të krijojë celula militante brenda sistemit.
Rama i rikthehet projektit të bregdetit, konkurs ndërkombëtar për Vlorën
Kryeministri Edi Rama i rikthehet projektit “Lungo Mare”, pas një shmangie vëmendjeje për shkak të debatit mbi armëtkimike. Në ditën e Pavarësisë, ai do të zbresë në Vlorë jo vetëm për aktivitetet e rastit, por edhe për të shpallur projektin e vijës bregdetare. Lajmi bëhet me dije nga zyra e shtypit të Kryeministrisë, ku thuhet se në orën 12:00, në Teatrin “Petro Marko” do të bëhet prezantimi i projektit “Lungo Mare”. Njëkohësisht, kryeministri Edi Rama do të shpallë konkursin ndërkombëtar për projektin e vijës bregdetare të qytetit të Vlorës.
Raporti ‘Olldashi’: Çfarë shkruhet për gjurmët e gjakut në krahun e pasagjerit
Në fotot e brendshme të makinës me të cilën u aksidentua deputeti Olldashi, disa foto tregojnë gjurmë gjaku dhe fije flokësh në pjesën e sipërme të kolltukut në krahun e pasagjerit. Edhe airbegu i sipërm i krahut të pasagjerit është i hapur.
Ekspertët e shpjegojnë këtë fakt me faktin se kjo ka ndodhur pasi “trupi i Olldashit në çastet e përmbysjes ka bërë lëvizje të njëtrajtshme me makinën që po përmbysej”, por në raport nuk është e detajuar se si ka ndodhur konkretisht kjo zhvendosje e trupit nga krahu i shoferit në anën e pasagjerit në këto momente kritike të batimit të mjetit.
Presidenti Nishani pritje për 28 Nëntorin: Të punojmë fort që ta bëjmë vendin më të mirë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani organizoi mbrëmjen e sotme, në Pallatin e Brigadave pritjen me rastin e 28 Nëntorit. Në këtë pritje ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kreu i kuvendit, Ilir Meta, ambasadorë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të fesë etj.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kreu i shtetit vlerësoi kontributin e paçmuar të patriotëve shqiptarë me në krye Ismail Qemalin, që me sakrifica e përpjekje bënë të mundur që Shqipëria të jetë një shtet sovran e i pavarur.
“Fiks-Fare”: Aferat në Gjykatën e Lartë
Edhe sot, “Fiks-Fare” trajtoi korrupsionin që ka mbuluar insitucionet e ligjit. Pas edicionit qëndror të lajmeve, emisioni investigativ tregoi se si funksionon më së miri struktura e sekserëve dhe avokatëve që flasin dhe marrin para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kamerat e “Fiks-Fare” sollën fakte për lirimin e një të arrestuari tjetër të ngjarjes në Fushë Arrëz. Avokatët dhe sekserët kërkuan para për lirimin e të arrestuarit në emër të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Zbardhen shpenzimet e Kuvendit të drejtuar nga Topalli
Janë 657.3 milionë lekë të shpenzuara nga Kuvendi gjatë 9 muajve të këtij viti. Gazeta “Shekulli” ka mundur që të sigurojë raportin dhe relacionin e përgatitur nga administrata e Kuvendit për shpenzimet e kryera për periudhën në të cilën ka qenë drejtuar nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Ajo që bie në sy janë shpenzimet marramendëse për telefoninë dhe për sasinë e karburantit të blerë nga Kuvendi, në një vit elektoral ku pothuajse aktiviteti i tij është mbyllur që në maj, shumë kohë edhe para nisjes zyrtarisht të fushatës zgjedhore.
“Invalidët do shlyhen të gjithë nga janari, Berisha gënjeu për pagesat”
Invalidët kanë marrë pjesën më të madhe të pagesave të vonuara nga qeveria që u largua, ndërkohë që ka ende një tjetër pagesë që presin për këto muajt në vazhdim dhe për personat që u shërbejnë kategorive PAK.