Pandeli Majko: Dokumenti që më dhanë gjermanët vërteton se lufta mbaroi më 29 nëntor

Debati për datën e çlirimit të vendit është një debat që rikthehet në heshtje çdo fundnëntori, kur e djathta i nderon të rënët në luftën antifashiste më 28 nëntor, ndërsa e majta në datën e shënuar dhe në kalenda,r 29 nëntor. Ish-kryeministri e më vonë ministër i Mbrojtjes, deputeti socialist Pandeli Majko e rihap këtë debat që po kalohej në heshtje duke deklaruar se ai ka parë një dokument autentik gjerman që vërteton se lufta mbaroi më 29 nëntor dhe jo më 28.
Majko thotë se dokumenti në fjalë i është ofruar atij si dhuratë nga një këshilltar gjerman dhe se gjendet në arkivat e Forcave të Armatosura.
“Vite më parë këshilltari ushtarak gjerman në Ministrinë e Mbrojtjes më kërkoi takimin e fundit zyrtar. Gjatë atij takimi me një lloj “ndjese” më kërkoi që të linte një dhuratë të veçantë me rastin e largimit. Ai ishte nje dokumet i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Duke ndjekur debatet që kam parë në publikun shqiptar për ditën e çlirimit të vendit tuaj shpresoj që ky dokument të jetë i dobishem”, këto ishin fjalët e këshilltarit gjerman. Dokumenti në fjalë, shkruante se trupat gjermane jane larguar nga Shqipëria më 29 nëntor 1944. Atë dokument e gjeni sot edhe në arkivat e Forcave te Armatosura Shqiptare”, shkruan Majko sot në mëngjes në profiling e tij në facebook.
Mapo
Add new comment