Dita e Çlirimit, homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve

Postuar në 29 Nëntor, 2013 05:37

Me rastin e 29 Nëntorit, Çlirimit të Shqipërisë, krerët më të lartë të shtetit kanë vendosur kurora me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri”.

Presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministra dhe deputetë kanë zhvilluar homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve

Si përfaqësues i Bashkisë ishte nënkryetari Enno Bozdo, i cili vendosi po ashtu kurora me lule pranë monumentit "Nënë Shqipëri".

Ndërkohë më vonë aktivitete përkujtimore u zhvendosën në një prej hoteleve kryesore të Tiranës, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta.

"Të nderojme ata që luftuan për çlirimin e vendit, të nderojmë të rënët me përpjekjen për një të ardhme europiane brenda një bote të lirë. Të reflektojmë për sfidat drejt së ardhmes", tha Rama.

Ndërkohë kreu i Kuvendit Meta u shpreh se vendi sot është në rrugën e duhur për të përmbushur ëndrrat e shqiptarëve.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.