Rama dhe Tahiri tek forcat RENEA: Të vetëdijshëm për gjendjen tuaj, nuk do t’ju braktisim kurrë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Artan Didi ishte sot në repartin e forcave RENEA të cilët i ka falënderuar për punën e shkëlqyer në kapjen e të arratisurve nga burgu i Drenovës.
“Është realisht e vështirë që të gjesh aq fjalë sa duhen për t’ju shprehur sot gjithë nderimin dhe falënderimin për atë që ju bëtë në vetëm pak ditë, pas një lajmi tronditës që shqetësoi të gjithë shoqërinë. Asnjë fjalë dhe as të gjitha fjalët nuk mund dot të përshkruajnë qoftë shkallën e jashtëzakonshme të vështirësisë, me të cilën ju përballeni për këtë vepër të shkëlqyer që ju vutë në jetë. E ndjeva për detyrë që në emër të të gjithë qytetarëve t’ju përulem me mirënjohje, duke shprehur dhe përkushtimin tonë më të madh që ju dita-ditës të ndjeni të gjithë rëndësinë që ka për ne ajo që ju bëni çdo ditë”, – deklaroi kryeministri.
Më tej kryeministri garantoi forcat RENEA se do kenë gjithmonë mbështetjen e shtetit dhe të qeverisë e cila është e vetëdijshme për vështirësitë me të cilat ata përballen, duke premtuar se përmirësimi financiar për këtë kategori do të rishikohet që vitin që vjen.
Nga ana e tij ministri Saimir Tahiri shprehu po ashtu falenderimin për forcat e policisë që arritën të kthenin në burg të arratisurit, ndërsa theksoi se është tepër i rëndësishëm partneriteti me qytetarët kundër krimit dhe korrupsionit.
Shqip
Add new comment