“Greva e Urisë”, Taulant Balla fiton gjyqin me Topallin për pagën

Postuar në 01 Dhjetor, 2013 11:39

Deputetët e PS-së që ishin pjesë e grevës së urisë që zgjati më shumë se dy javë para Kryeministrisë në vitin 2010 do të përfitojnë pagat e mohuara. Në datë 26 nëntor, gjyqtarja Fida Osmani ka dhënë vendimin në favor të deputetit Taulant Balla lidhur me kërkesën e tij për detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që t’i paguajë të gjitha përfitimet financiare që burojnë nga legjislacioni për statusin e deputetit dhe që lidhen me ushtrimin e funksionit për periudhën 25 shkurt-20 maj 2010, shkruan gazeta Shekulli. Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vendosi të mos I paguajë përiudhën që deputetët e opozitës nuk kishin marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Përveç deputetit Balla edhe disa deputetë të tjerë të Partisë Socialiste kanë paditur Kuvendin duke kërkuar pagën për periudhën që ata ishin në grevë urie tek çadrat dhe për periudhën e bojkotit të parlamentit. Edhe një vit më parë, Gjykata e Tiranës u shpreh me vendim pozitiv për dy nga deputetët socialistë që paditën Kuvendin. Gjykata do të pranonte kërkesat e të deputetëve të PS-së, Ditmir Bushati dhe Ilir Gjoni, të cilët kërkonin që Kuvendi duhet t’u njihte atyre përfitimin e pagës së plotë për periudhën 25 shkurt – 20 maj 2010, si dhe dietat për shërbime telefonike dhe transporti për këtë periudhë.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.