Ambasada SHBA letër Komisonit të Ligjeve: Dy pr/ligje pa u konsultuar me ekspertët e agjencitë e interesuara

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 14:40

Ambasada Amerikane në Tiranë i tërheq vëmendjen Komisionit të Ligjeve për faktin se nuk është konsultuar lidhur me pr/ligjin e procedurës penale dhe atë kundër krimit të organizuar. Në një letër të Ambasadës Amerikane thuhet se ndryshimet janë propozuar pa konsultim publik dhe pa këshillimin e ekspertëve të ambasadës, ndërsa u kanë dhënë mundësi agjencive të interesuara që të shprehnin argumentet e tyre pro ose kundër këtyre ndryshimeve.

“Nuk jemi konsultuar për këto 2 projektligje. Janë ndryshuar disa herë, duhet të ishit këshilluar. Ndryshimet u propozuan pa konsultim publik. Diskutimi në KLD dhe prokurori, i nevojshëm”,- thuhet në letër.

Reagimi i ambasadës ka ngjallur diskutime mes palëve edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve. Deputetët e PD-së kanë sulmuar mazhorancën për mospërfshirjen e ekspertëve amerikanë në konsultimet për këto dy pr/ligje, ndërsa kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj sqaroi se letra i është dorëzuar atij, siç janë procedurat normale, ndërsa garantoi se për gjithçka do të zbatohet rregullorja.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.