Arkiv-Lajme të përditësuara
Durrës, vritet gjimnazisti brenda shkollës. Arrestohet autori: Më ofendonte gjithmonë
Një gjimnazist është qëlluar për vdekje me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Beqir Çela” në Shkozet, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Adriatik Toto, 17 vjeç, nxënës i vitit të parë në shkollën e mesme profesionale.
Sipas informacioneve, vrasja ka ndodhur teksa nxënësit po kryenin praktikën, brenda ambienteve të shkollës, ndërsa dyshohet se autori i krimit është një bashkëmoshatar i tij, i cili është shpallur në kërkim.
Rama takon biznesmenët italianë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një takim me investitorët italianë, për të evidentuar problematikat që ata hasin për të investuar në Shqipëri.
Në fjalën e tij para biznesmenëve italianë dhe vendas, Rama ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së tij për t’u hapur atyre dyert, duke njoftuar edhe krijimin e një grupi të posaçëm për shkëmbimin e informacioneve. “Jemi të gatshëm të hapim dyert për investitorët italianë që duan të investojnë në Shqipëri, por që për shkak të atyre që kanë dëgjuar nuk lëvizin nga vendi i tyre”, ka deklaruar Rama.
PD-PS miratojnë Gjonin dhe Demin për ambasadorë
Mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus dy kandidaturat për ambasador të Jashtëzakonshëm të Republikës së Shqipërisë, Leonard Demi në postin e Përfaqësuesit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe Ilir Gjoni ambasador në Zvicër. Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, ministri Ditmir Bushati prezantoi dy emrat për ambasador në Zvicër dhe në NATO. Gjatë prezantimit, ministri Bushati, vlerësoi dy kandidatët duke theksuar se janë persona me integritet politik.
Falimentim apo mashtrim i Bell Air? Tre ministra raportojnë te Ekonomia
Tre ministria të kabinetit qeveritar raportuan, në një seancë të posaçme para Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, se shkaku i falimentimit të “Belle Air” ishte keqmenaxhimi financiar, por nuk përjashtuan dhe mundësinë e mashtrimit.
“115 milionë euro qarkullim, me fitim të deklaruar 3.5 milionë euro, me një treg mbi 50 për qind monopol. Pyetjes së ku kanë shkuar paratë do t’i përgjigjet në detaje hetimi”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj.
Ndodh edhe kështu…zënka mes deputetëve për fjalën, Qefalia gjuan me stilolaps Islamin
Deputetët shqiptarë shfaqen shpesh herë para kamerave ashtu siç nuk e presim. Zënkat, batutat, fyerjet mes tyre shumë herë vetëm personale janë bërë pjesë e skenës politike, por sot ka ardhur një shembull i ri se si duhet të luftosh të marrësh fjalën në Kuvend. Deputeti Xhemal Qefalia i PS-së i ka gjuajtur me stilolaps deputetit Kastriot Islami i rrjeshtuar në këtë mandat në radhët e PD-së pas largimit nga PS-ja.
Pas një debati se kush duhet të marrë fjalën, deputeti Xhemal Qefalia gjuan me stilolaps deputetin e PD, Kastriot Islamin, por pa e goditur.
Bulqizë, ndërpritet greva e urisë së minatorëve pas takimit me zv/ministrin Bejtja
Ndërpritet greva e urisë së 73 minatorëve të Bulqizës, që protestuan ndaj pezullimit të punës që u bë me urdhër të Ministrisë së Energjetikës. Minatorët u takuan sot me zv/ministrin Ilir Bejtja, që udhëtoi drejt Bulqizës për takim me minatorët që sapo kishin hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë.
Ai u njoh me kërkesat e tyre, ku kryesorja ishte, pagesa 100% dhe në rast të pezullimit të aktivitetit të firmës që operon në minierë. Sipas minatorëve, pagat që marrin nga puna në minierë u mbajnë frymën gjallë.
Hetim i ri për 21 janarin
Prokuroria e Tiranës ka rinisur hetimet për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve nga Policia e Shtetit më 21 janar 2011.
Megjithëse nuk dihet se përse këto hetime po zhvillohen gati tre vjet me vonese, pavarësisht pretendimeve të herëpashershme, mësohet jo zyrtarisht se është caktuar një grup prokurorësh, që pasi kanë administruar kallëzimet e mbi 130 qytetarëve që ishin pjesëmarres në protestë, po pyeten intesivisht oficerë policie që ndodheshin në detyrë përgjatë kësaj demonstrate që u mbyll me katër të vrarë.
Deputetët, ironi për moldavet në Parlament
Komisioni i Integrimit
Balla, ironi me Bregun: Ngjan një çik me moldavet!
Miratohet dokumenti për ripranimin e personave të paautorizuar.
Bashkia e Vlorës kërkon ndërhyrjen e INUK-ut për prishjen e “pallatit të Bashës”
Bashkia e Vlorës kërkon ndërhyrjen e INUK-ut për prishjen e ndërtimeve pa leje nga zona e Ujit të Ftohtë deri tek Tuneli.
Përmes një letre drejtuar Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, e cila mban datën dy dhjetor 2013, bashkia e Vlorës thekson se INUK duhet të ndërhyjë për ndërtimet që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare.
Administrata do të shkurtohet 30 për qind
Ministrat e qeverisë së pas 23 qershorit tashmë kanë në tryezat e tyre organigramën e re të mënyrës se si do të funksionojnë në punën e tyre. Burime të gazetës të gazetës “Dita” saktësojnë se ka qenë data 2 dhjetor, kur ministritë janë njohur me ndryshimet që do të pësojnë në staf dhe mënyrën se si do të punojnë. Nga këto ndryshime administrata shtetërore do të reduktohet me 30 për qind të stafit aktual, që do të thotë 22 miliardë lekë të kursyera në vit.