Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama: Plan emergjent për çarmatosjen e vendit

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 03:32

Kryeministri i kërkon opozitës të mos e politizojë ngjarjen tragjike të Shkozetit

Fatjona Mejdini

Korçë, arrestohen punonjësit e bankës

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 03:30

Pesë persona përfunduan në prangat e Policisë së Korçës me akuzën e mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës. 

Të arrestuarit janë katër punonjës banke dhe një tjetër, punonjës në një pikë lojërash fati dhe basti. Ata akuzohen se përmes një skeme kanë përvetësuar 2.8 milion euro nga filiali i një banke në qytetin e Korçës. 

Fyle: Shqipëria e meriton statusin

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 17:38

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle priti ditën e sotme në Bruksel kryeparlamentarin shqiptar, Ilir Metën. 

Në këtë takim, dy bashkëbiseduesit patën mundësi që të diskutonin mbi reformat e lidhura me progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. 

Komisioneri Fyle mirëpriti miratimin e Rezolutës për  integrimin e Shqipërisë, e cila u miratua në unanimitet nga Parlamenti shqiptar javën që shkoi, duke e cilësuar si një sinjal pozitiv të bashkëpunimit qeveri-opozitë. 

SHBA inkurajon qeverinë kundër korrupsionit por kujdes me “Njësitë e Përbashkëta të Hetimit”

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 17:35

Përpjekjet e qeverisë shqiptare në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar po ndiqen me vëmendje nga dipllomatët e vëndeve perëndimore në Tiranë.  Për këtë çështje i pyetur nga Top Channel lidhur me stadin e qëndrimit të ambasadës së SHBA mbi nismat e fundit anti-korrupsion të qeverisë, një zëdhënës i ambasadës u përgjigj:

Basha: Shpronësimi i pallatit rrëzon alibinë e qeverisë se është i paligjshëm

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 17:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi mbrëmë në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare edhe çështjen me debatuese të ditëve të fundit, që lidhet me prishjen e kompleksit “Jon” në Vlorë. “Pyetja që do t’ju bëja është: a është i ligjshëm një vendim që merr qeveria, kur vendos të shpronësojë një objekt që pretendon se është i paligjshëm? Apo kemi të bëjmë me dy linja të qeverisë.

Vrasja në shkollë mund të kthehej në tragjedi, në armë u gjetën 16 fishekë

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 17:32

Profili

 

Mësuesit: Varaku ushtronte dhunë ndaj bashkëmoshatarëve 

Nuk ishte i skeduar në polici, por shumë problematik në shkollë

S&P zhvlerëson borxhin e Shqipërisë

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 17:31

Rritja e borxhit në nivele rekord, tashmë ka goditur zyrtarisht besueshmërinë e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. 

“Standard and Poor’s”, gjiganti i njohur ndërkombëtar i financave, njoftoi se ka zhvlerësuar borxhin e qeverisë shqiptare nga B plus, në B, një lëvizje që pasqyron qartazi rrezikun e lartë të financave publike.

Rekrutonin femra nga Facebook-u për t’i bërë prostituta, arrestohen shqiptarët

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 09:39

ITALI -Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi trafikonin vajza të reja me qëllim prostitucioni në Itali.

Trafikuesit kishin menduar një mënyrë shumë të thjeshtë biznesi, ata krijonin lidhje me vajza nga vende të ndryshme (kryesisht nga Filipinet) nëpërmjet Facebook-ut dhe më pas i ftonin ato për të vizituar shtetin italian.

Pasi ishin siguruar se, vajzat kishin mbërritur në Itali, tre shqiptarët i detyronin ato të punonin në rrugë në mënyrë që të merrnin përfitime për këta të fundit.

BE pezullon pjesërisht të drejtën e udhëtimit pa viza

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 09:38

Foto Ilustruese
Shtetet e Bashkimit Evropian mund ta pezullojnë në rastet e domosdoshme të drejtën për udhëtimin pa viza të qytetarëve nga vendet e Ballkanit. Ky ishte vendimi i ministrave të brendshëm në takimin e fundit në Bruksel.
Kjo masë është marrë me qëllim që të zvogëlohet numri i refugjatëve ekonomikë. Mundësinë për pezullimin e të drejtës për lëvizje pa viza e kanë kërkuar shumë vende, ndër to edhe Gjermania dhe Franca. Por ky hap mund të ndërmerret vetëm në raste të caktuara dhe mund të zgjasë një kohë të caktuar.

Cefa prezanton kreun e ri të Gjykatës së Pukës: Bindni njerëzit që drejtësia nuk është ajo e videos

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 09:30

Nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa, ka prezantuar sot në Pukë kreun e ri të kësaj gjykate. Pak ditë pas shkarkimit të Shtjefën Lleshit, pas shfaqjes së videos së korrupsionit në Fiks Fare, Lleshi është zëvendësuar në detyrë nga kryetari i komanduar Bib Ndreca.
Gjatë prezantimit ishin të pranishëm, kryetari i Bashkisë Pukë, Beqir Arifaj; nënprefekti Marash Kola dhe drejtuesi i Prokurorisë së këtij rrethi, Albert Muça.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara