Fyle: Shqipëria e meriton statusin

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 17:38

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle priti ditën e sotme në Bruksel kryeparlamentarin shqiptar, Ilir Metën. 

Në këtë takim, dy bashkëbiseduesit patën mundësi që të diskutonin mbi reformat e lidhura me progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. 

Komisioneri Fyle mirëpriti miratimin e Rezolutës për  integrimin e Shqipërisë, e cila u miratua në unanimitet nga Parlamenti shqiptar javën që shkoi, duke e cilësuar si një sinjal pozitiv të bashkëpunimit qeveri-opozitë. 

“Gjithmonë e kam shprehur nevojën e gjithëpërfshirjes dhe të bërit pjesë të procesit edhe opozitën në të mirë të integrimit të vendit”, tha Fyle. 

Ai mirëpriti gjithashtu edhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke theksuar se “Komisioni Europian i qëndron rekomandimeve të tij për t’i dhënë statusin e vendit kandidat Shqipërisë.

Qeveria ka treguar një përkushtim të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përforcon bindjen se Shqipërisë duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat”. 

Duke theksuar se reformat e fundit të Shqipërisë janë argumente shtesë në favor të marrjes së statusit, Fyle shtoi gjithashtu se dhënia e statusit i takon vendeve të BE-së.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.