Korçë, arrestohen punonjësit e bankës

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 03:30

Pesë persona përfunduan në prangat e Policisë së Korçës me akuzën e mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës. 

Të arrestuarit janë katër punonjës banke dhe një tjetër, punonjës në një pikë lojërash fati dhe basti. Ata akuzohen se përmes një skeme kanë përvetësuar 2.8 milion euro nga filiali i një banke në qytetin e Korçës. 

Policia njoftoi se në operacionin e koduar “Bankieri” në pranga kanë përfunduar shtetasit Lorent Bllaco, 26-vjeç, banues në Korçë dhe me detyrë bankier personal në filialin e bankës, Fjoralba Andrea, 29 vjeçe, me detyrë arkëtare në po të njëjtin filial banke, Kimet Hoxha, banues në Devoll me detyrë arkëtar pranë filialit të bankës, Julian Kosho, 39 vjeç banues në Korçë me detyrë përgjegjës agjensie në filialin e bankës dhe Ervin Xhaci, 32-vjeç, banues në Bilisht dhe i punësour në një subjekt lojërash fati dhe basti.

Uniformat blu njoftojnë se pesë të arrestuarit në kohë të ndryshme dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kanë përvetësuar 2.8 mln euro.

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.