Arkiv-Lajme të përditësuara
Plani i MB-së për çarmatosjen e qytetarëve
Ministria e Brendshme është duke hartuar një plan masash për të mundësuar mbledhjen e armëve, të cilat ndodhen në duart e qytetarëve.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë seancës kuvendore të së enjtes, duke akuzuar ish-Kryeministrin Sali Berisha si përgjegjës për shpërndarjen e armëve në popull në vitin 1997, theksoi se duhet ndërmarrë një reformë radikale për të rikthyer rendin dhe sigurinë në vend dhe kjo duhet nisur përmes çarmatosjes së popullsisë.
Prokuroria nis hetimet për “Belle Air”, Llalla: Po tërheqim dokumentacionin
Prokuroria e Tiranës nëpërmjet Njësisë Task Forcë ka nisur hetimet kryesisht ndaj kompanisë ajrore ‘Belle Air’ për dyshimet se kjo shoqëri mund të ketë mashtruar dhe si mund t’u jetë shmangur detyrimeve tatimore.
Lajmi konfirmohet nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla pas pyetjes së gazetarëve për këtë çështje, që bëri bujë përgjatë muajit nëntor, për shkak se qindra qytetarë mbetën në aeroport pasi kompania ndërpreu fluturimet për shkak të shpalljes së falimentit. I pyetur nga gazetarët, kryeprokurori Llalla tha se çështja ndodhet në fazën e marrjes së dokumentacionit.
Prokuroria nis hetimet për “Belle Air”, Llalla: Po tërheqim dokumentacionin
Prokuroria e Tiranës nëpërmjet Njësisë Task Forcë ka nisur hetimet kryesisht ndaj kompanisë ajrore ‘Belle Air’ për dyshimet se kjo shoqëri mund të ketë mashtruar dhe si mund t’u jetë shmangur detyrimeve tatimore.
Lajmi konfirmohet nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla pas pyetjes së gazetarëve për këtë çështje, që bëri bujë përgjatë muajit nëntor, për shkak se qindra qytetarë mbetën në aeroport pasi kompania ndërpreu fluturimet për shkak të shpalljes së falimentit. I pyetur nga gazetarët, kryeprokurori Llalla tha se çështja ndodhet në fazën e marrjes së dokumentacionit.
PD: Në krye të DAR Tiranë, aktorja e spotit të PS
Partia Demokratike denoncoi sot konkurset për zgjedhjen e drejtuesve të Drejtorive Arsimore Rajonale në të gjithë vendin, duke e cilësuar procesin një farse. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi tha se me Tiranën, ku u zgjodh një militante e PS-së, qeveria Rama vuri në skenë edhe aktin e fundit të kontrollit ndaj arsimit.
INUK merr në dorëzim kompleksin ‘Jon’, përgatitet shpërthimi me eksploziv
INUK ka marrë në dorëzim mesditën e sotme kompleksi ‘Jon’ tek Uji i Ftohtë i cili do të shpërthehet me eksploziv brenda pak ditësh.
Në bazë të afatit të lënë nga INUK, banorët janë larguar sot deri në orën 12:00 nga ambientet e apartamenteve të tyre, çka do të thotë se ndërtesa është tashmë në duart e INUK dhe xhenios që do të bëjë të mundur shpërthimin e kontrolluar të kompleksit.
Forcat e xhenios kanë nisur përgatitjet për të vendosur piketat me eksploziv, të cilat për shkak të përmasave të kompleksit mendohet të jenë mbi 1 mijë.
S&P zhvlerëson borxhin e Shqipërisë
Zhvlerësimi i borxhit publik të Shqipërisë nga “Standard and Poor’s”, nuk është një lajm i mirë për ekonominë. Zëvendësministri i Financave, Erjon Luçi thotë se tani menaxhimi i financave të vendit do jetë më i vështirë.
"Ne mund të kemi tani terma më të vështira financiare në tregun ndërkombëtar. Gjithashtu edhe agjentë të tjerë tregtarë të huaj, privatë mund të shtrëngojnë termat e tyre për Shqipërinë, kështu që kjo e bën akoma më të vështirë detyrën e menaxhimit të borxhit", tha Luçi.
Buxheti, debati me dyer të mbyllura në Grupin e PS
Draft-buxheti për vitin 2014 do të vonohet të paktën edhe 10 ditë, për shkak të negociatave të gjata dhe të detajuara që qeveria po zhvillon me Fondin Ndërkombëtar Monetar. Deputetët socialistë për rreth dy orë janë informuar nga Kryeministri dhe dy ministrat, Ahmetaj dhe Cani, rreth draft-buxhetit të 2014-s, që është cilësuar si një gropë e madhe e trashëguar. Kryeministri Rama u ka sqaruar deputetëve se FMN ka shprehur gatishmërinë të ndihmojë qeverinë shqiptare që të shlyejë të gjithë borxhin që ka ndaj bizneseve që kanë kryer punët publike dhe nuk janë paguar.
Akuza, drejtori i Kufirit u hapte rrugën Kontrabandistëve
Kryepolici kufitar i Korçës, 41 vjeçari nga Kukësi, Ylber Zyberi, është lënë në burg nga Gjykata e Korçës ditën e djeshme. Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, Zyberi ka mundur të dëshmojë duke hedhur poshtë akuzat ndaj tij, por prokurori i çështjes ka bindur gjykatën se Zyberi, jo vetëm që është i përfshirë, po madje është edhe fajtor. Ja si e argumenton prokuroria akuzat ndaj kreut të policisë kufitare;
Akuzat
SHËNIM: Kuliçaj në Kuvend, aty ku formulohen ligjet kundër krimit
D ka depozituar në Kuvend një kërkesë, nëpërmjet së cilës kërkohet që Agron Kuliçaj të jetë këshilltar i grupit parlamentar demokrat. Kërkesa e pazakontë nëse kihet parasysh CV-ja e Kuliçajt është depozituar në Kuvend nga kreu i grupit demokrat, Edi Paloka. Letra drejtuar kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, mban datën 5 dhjetor.