Rama: Bazë e re ligjore për mbajtjen e armëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se do të krijohet një bazë e re ligjore për mbajtjen dhe përdorimin e armëve. "Do të ngremë një bazë të re ligjore, përpara se të fillojmë kontrollin për armët dhe ndëshkimin për armëmbajtësit.Në këndvështrimin tim ajo që ndodhi një ditë më parë në Shkozet, do të thote që problemi i kriminalitetit në Shqipëri është shumë më teper se sa problemi që ne kemi me krimin e organizuar apo korrupsionin. Problemi i kriminalitetit është një problem kulturor me te cilin ne duhet te perballemi frontalisht", u shpreh Rama ne Kuvend.
Me heret ishte ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili po ashtu theksoi se do te sillen dy projektligje për armët dhe përdorimin e tyre për t’i dhënë fund kapitullit më të zi në historinë e sigurisë publike në vend.
Duke iu referuar vrasjes së djeshme të gjimnazistit në Durrës, Tahiri e quajti të turpshëm reagimin e opozitës dhe të disa deputetëve që shkuan të bëheshin pëllumba duke u rritur mbi fatkeqësi të tilla.
"Dita e djeshme ishte një ditë e trishtë për të gjithë ne dhe për shoqërinë në tërësi. Vrasja e një adoleshenti nga një bashkëmoshatari i tij na nxorri para syve një fëmijë të vrarë dhe një tjetër që iu dorëzua krimit tamam në vendin ku do të dilnin të shkolluar për tu bërë qytetarë më të mrië. Por më e trishtë u bë dita pasi dolën disa sorra që donin të bëheshin pëllumba duke u rritur mbi fatkeqësinë e të tjerëve. Reagimi i ca deputetëve të opozitës por edhe vetë zëdhënësit të Partisë Demokratike Lulzim Basha ishin shumë larg të qënit serioz për një parti dhe humane për një grupim kaotik njerëzish”, tha Tahiri.
Ai ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha për gjendjen në të cilën ndodhet sot rendi dhe siguria në vend, për përhapjen e frikshme të armëve në vend, madje edhe për modelin që u promovua te shqiptarët, qoftë për pasurimin e shpejtë, qoftë për mosndëshkimin e krimit.
“Cuni i babit bënte biznes me demontim armësh, hidhte në erë një fshat të tërë, shkaktonte viktima dhe nuk pësoi asgjë, madje babi e mbronte mu në mes të Parlamentit”, tha Tahiri.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar deklaratën e ministrit të Brendshëm Tahiri si ligjëratë të turpshme. Ai ftoi Kuvendin në një minutë heshtje për viktimën e Shkozeit, por në këmbë janë ngritur vetëm deputët e opozitës dhe jo të maxhorancës.
“Nekropolitika është tipar i njerëzve me shpirt të zi dhe nuk mund të mos shprehen në një ligjëratë kaq të turpshme të akuzoje këtu prindërit e viktimës, në vend të ngrije këtë Parlament në këmbë. Ju jeni shokët e krimit, të hakmarrjes, të bandës së Durrësit, të bandës së Lushnjes, Shullazit, ata ju drejtojnë ju nga çdo skaj, ndaj dhe ka rrokullisje të madhe të rendit si asnjëherë, ministrin e komandojnë bandat, në cilin muaj ka pasur 47 të vrarë, nxirrni statistikat janë shpirtra njerëzish”, tha Berisha.
Top channel
Add new comment