Berisha: U ngrit flamuri i Enver Hoxhës, Rama i lidhur me mafien kosovare

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 07:02

Berisha i është rikthyer Enver Hoxhës gjatë fjalës së tij sot në Kuvend. Ai u rindal te përdorimi i fotos së Enver Hoxhës në homazhet e Ditës së Çlirimit, të cilën e cilësoi fyerje për shqiptarët.

“Ngritja e flamurit të Enver Hoxhës në varrezat e dëshmorëve ishte poshtërimi më i madh që iu bë heronjve të luftës. Ata që përpiqen të paraqesin sikur demokratët mohojnë luftën, ata mashtrojnë. Ju ngritët portretin e tij, por shkelmuat shpirtra e dhjetëra mijëra shqiptarëve që ranë për besimin te zoti. Ju përdhosët sakrificat e qindra mijëra shqiptarëve në burgje dhe kampe përqendrimi. Ju ngritët flamurin e Enver Hoxhës, po shkelmuat qindra shqiptarë që vuajtën urie, sepse nuk kishin asgjë tjetër veç bukës e sheqerit…”

(nënkryetari i Parlamentit i kërkon të konkludojë)

- Edhe ti Vangjel, je ulur mbi karrierën e rrënuar të Jani Janit.

Ju që shtroni pyetjen: a nuk ka meritë Enver Hoxha. Hitleri ndërtoi autostradat më të mëdha në Europë, po nuk ka gjerman që vlerëson Hitlerin. Enver Hoxha u bëri shqiptarëve atë që nuk ua ka bërë kurrë që nga koha e murtajës së zezë. Ja ku është zotëria (kthehet nga Rama) që shpërndau në katër anët e botës portretin e Enver Hoxhës. Protokollin e shtetit e ka qeveria dhe ju ua bëtë shqiptarëve festën me simbolin e Enver Hoxhës. Shkuat në Vlorë dhe ndërpretë transmetimin direkt. Këtë nëntor ju e përdhosët në mënyrën më të keqe.

Zoti Vangjel, në vazhdim të veprës së tyre për Hoxhën, po sillen si barbarë ndaj punonjësve të administratës – vijoi Berisha dhe më pas hodhi akuza edhe për mashtrimin e Bell Air, kompania e njohur per lidhjet me Lulzim Bashen: “Fiks Olsi Rama bashkë me një eksponent të mafias së Kosovës kërkon të marrë Bellair-in”.

Në Bruksel dhe në mediat në Tiranë dhe Prishtinë ditët e fundit janë shtuar zërat për arrestimin e Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Dje Berisha ka folur shkurt për Express duke thënë: “Janë trillime të enveristëve të Edi Ramës”.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.