INUK merr në dorëzim kompleksin ‘Jon’, përgatitet shpërthimi me eksploziv

Postuar në 08 Dhjetor, 2013 03:56

INUK ka marrë në dorëzim mesditën e sotme kompleksi ‘Jon’ tek Uji i Ftohtë i cili do të shpërthehet me eksploziv brenda pak ditësh.

Në bazë të afatit të lënë nga INUK, banorët janë larguar sot deri në orën 12:00 nga ambientet e apartamenteve të tyre, çka do të thotë se ndërtesa është tashmë në duart e INUK dhe xhenios që do të bëjë të mundur shpërthimin e kontrolluar të kompleksit.

Forcat e xhenios kanë nisur përgatitjet për të vendosur piketat me eksploziv, të cilat për shkak të përmasave të kompleksit mendohet të jenë mbi 1 mijë.

Që më datë 4 dhjetor, pas daljes së vendimit të qeverisë për shpronësimin dhe kompensimin e banorëve të këtij kompleksi, INUK nisi shembjen e një pjese të rrethimit të kompleksit, dhe rrethimin e pishinës.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.