Shtyhet për disa muaj mandati i Arvizu, shmang takimin me Berishën

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 02:39

Shtyhet mandati i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu. Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije për gazetën “Shqiptarja.com” se mandati i diplomatit amerikan në Tiranë do të shtyhet edhe për disa muaj të tjerë.

Kjo gjë u pa edhe gjatë takimeve që zhvilloi përfaqësuesi i lartë i Departamentit Armerikan të Shtetit, Jonathan Moore me krerët e shtetit shqiptar ku gjatë gjithë kohës ishte i shoqëruar nga Arvizu.

Por, në një takim që Moore zhvilloi dje me ish-kryeministrin Sali Berisha, ambasadori Arvziu nuk ishte i pranishëm në takim, gjë kjo që mund të ketë ardhur për arsye të konflikteve që kanë pasur përgjatë këtij viti. Konkretisht gjatë ditës së djeshme, drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore të Departamenti Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, zhvilloi dy takime me dy figurat kryesore të Partisë Demokratike, kryetarin Lulzim Basha dhe ish-kryetarin Sali Berisha.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.