Arkiv-Lajme të përditësuara
Prokuroria dorëzon në gjykatë kërkesën për arrestimin e gjyqtarit
“Do të jem i gatshëm të deklaroj për këtë çështje hetimore të filluar tashmë, gjatë gjithë hetimit dhe gjykimit dhe nuk do të largohem për asnjë çast, por do të qëndroj deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit të kësaj çështje dhe zbardhjen e saj deri në fund. Po kështu unë do të jem përballë çdo akuze të drejtpërdrejtë, apo akuze të përpunuar rëndom qoftë ajo”.
Kjo ishte deklarata e disa ditëve më parë e Gjykatësit të Pukës Shtjefën Lleshi.
Spartak Ngjela: A do ta pranojë “prokurori” i Berishës dosjen Imami?
Avokat Spartak Ngjela komenton akuzat ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami duke hedhur dyshimet e tij se kjo çështje do të mbyllet pa u hapur. Ngjela thotë se nuk mjafton vetëm të ngresh akuza por duhet të ketë drejtësi e në këtë pikë ai mendon se këto akuza të PS-së nuk do të merren fare në konsideratë nga kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili është zjedhur nga Berisha. Ngjela në një koment të gjatë në facebook kujton raste të tjera të hershme korrupsioni kur dosjet janë mbyllur pa dënime dhe parashikon të ndodhë e njëjta lojë dhe në këtë rast.
Topi: Qeveria e re të zbardhë 21 janarin, ta dimë kush e bëri ‘grushtin e shtetit’
Kur jemi 1 muaj larg ngjarjes së 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 protestues, ish-presidenti i vendit dhe kryetar i FRD-së, Bamir Topi, ka bërë thirrje të zbardhet njëherë e mirë kjo ngjarje shumë e rëndë për t’i dhënë përgjigje edhe asaj që qeveria e djeshme dhe kreu i saj, Sali Berisha e quajti, grushti i shtetit.
Debati në PE për Shqipërinë
Në seancë plenare të Strasburgut, debati për Shqipërinë nuk arriti të bindë përfaqësuesin lituanez të Këshillit të BE-së, megjithëse dhënia e statusit kandidat u mbështet nga Komisioneri për Zgjerim, raportuesi, grupet kryesore politike dhe kreu i delegacionit për Ballkanin.
PAMECA 4, Tahiri: Gjithçka kunër krimit e korrupsionit. Sekui: Presim rezultate
TIRANE- Nje dite te lumtur per shtetin shqiptar dhe policine e shtetit e ka quajtur ministri i Brendshem Saimir Tahiri nismen per misionin PAMECA 4.Gjate nje konference te perbashket per media me ambasadorin e BE-se, Etore Sekui, Tahiri ka garantuar se do te behet gjithcka ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.“Ne kemi shume sfida perpara qe jane shume me shume se arritjet qe kemi pas kraheve. Jane sfida qe me ndihmen e partnereve por edhe me qasjen e re te policise se Shtetit do te marrin drejtimin e duhur”- tha Tahiri.
Panorama
Deputetët kundër ngritjes së HEC-it maqedonas në Dibër
-Projekti i Maqedonisë për ndërtimin e HEC-it në Fushën e Lukovës, ka ndezur diskutimet në Komisionin e Jashtëm , anëtarët e të cilit zhvilluan një seancë informimi me përfaqësuese nga Ministria e Jashtme lidhur me situatën e shqiptarëve në rajon, Maqedoni, Kosovë (në zonën e Preshevës), dhe në Mal të Zi, si dhe problemet që lidhen me të. Deputetët shqiptarët ngritën shqetësimin se projekti i qeverisë shqiptare rrezikon që të shterojë burimet që furnizojnë lumin Drin dhe rrjedhimisht edhe heqjen e mundësisë për shfrytëzimin e hidrocentraleve ekzistues.
Dosja e Imamit do regjistrohet pasi të kthehet kryeprokurori nga Londra
Ministrisë së Mbrojtjes do i duhet të presë deri ditën e enjte për të mësuar fatin e dosjes së denoncuar për korrupsion në dëm të ish-ministrit Arben Imami dhe 4 vartësve të tij, me 3 akuza për shpërdorim detyre, shkelje e barazisë së tenderave për reklama dhe shpërdorimit të fondeve publike. Shkak është bërë vizita e kryeprokurorit Adriatik Llalla në Britaninë e Madhe, ku pritet të takohet me qëllime pune me homologun e tij dhe autoritete të tjera në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe çështjeve të korrupsionit.
Anulohet shpërblimi i Vitit të Ri për Administratën
AKTI NORMATIV/ Qeveria kalon fondin 1.8 miliardë lekë për pagesat e prapambetura të paaftësisë
Fyle: Jam i impresionuar nga puna e qeverisë në këto muaj
Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, vazhdon të lobojë fort që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.
Në një fjalim të mbajtur përpara Parlamentit Europian, Fyle vlerësoi sidomos punën e qeverisë së re.
Ai tha se viti 2013 ka qenë një vit i mirë për integrimin evropian të Shqipërisë.
Fyle theksoi fillimisht miratimin e tre ligjeve dhe më pas zgjedhjet e rregullta dhe kalimin paqësor të pushtetit.
Por Fyle tha se është i impresionuar nga puna e qeverisë së re.
Gati arresti për gjykatësin e Pukës
KLD vendosi, në mbledhjen e sotme, të autorizojë Gjykatën e Tiranës që të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Tiranës, për vendosjen e masës së sigurimit personal për gjykatësin Shtjefën Lleshi, duke paralajmëruar një arrestim të mundshëm të gjykatësit të përfshirë në aferën e denoncuar nga “Fiks Fare”. Ndërkohë, Gjykata penale e Tiranës la në fuqi masat e arrestit, të dhëna në fundjavë, lidhur me skandalin e Prokurorisë dhe Gjykatës në Pukë.