Prokuroria dorëzon në gjykatë kërkesën për arrestimin e gjyqtarit

“Do të jem i gatshëm të deklaroj për këtë çështje hetimore të filluar tashmë, gjatë gjithë hetimit dhe gjykimit dhe nuk do të largohem për asnjë çast, por do të qëndroj deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit të kësaj çështje dhe zbardhjen e saj deri në fund. Po kështu unë do të jem përballë çdo akuze të drejtpërdrejtë, apo akuze të përpunuar rëndom qoftë ajo”.
Kjo ishte deklarata e disa ditëve më parë e Gjykatësit të Pukës Shtjefën Lleshi.
Duket se garancia e gjykatesit Lleshi per te mos u larguar nga vendi nuk e ka bindur Prokurorine, e cila i kërkon gjykates vendosjen e mases se arrestit.
Pasi siguroi autorizimin e KLD-se, Prokuroria i eshte drejtuar gjykates ku dhe kerkon masen e sigurimit personal arrest me burg. Megjithate nuk dihet ende se cfare do te vendose gjyqtarja e gatshme e vleresimit te masave personale. Nje dite me pare e njejta gjykate la ne fuqi gjashte masa arresti te dhena ne mungese te te pandehurve te skandalit te drejtesise ne Puke, duke lene ne burg ish- prokurorin e ketij rrethi, kancelaren e gjykates nje sekretare dhe dy avokate.
DITA
Add new comment