Fyle: Jam i impresionuar nga puna e qeverisë në këto muaj

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 04:23

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, vazhdon të lobojë fort që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.

Në një fjalim të mbajtur përpara Parlamentit Europian, Fyle vlerësoi sidomos punën e qeverisë së re.

Ai tha se viti 2013 ka qenë një vit i mirë për integrimin evropian të Shqipërisë.

Fyle theksoi fillimisht miratimin e tre ligjeve dhe më pas zgjedhjet e rregullta dhe kalimin paqësor të pushtetit.

Por Fyle tha se është i impresionuar nga puna e qeverisë së re.

“Jam i impresionuar nga mënyra se si qeveria e re po i përqendron përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe jam po kaq i impresionuar nga rezultatet e arritura në muajt që kur ka marrë detyrën, që konfirmojnë prirjen pozitive të krijuar më parë,” thotë Fyle.

Ai u tha eurodeputetëve se dhënia e statusit do të ishte një sinjal inkurajues për të gjithë shqiptarët, ndërsa theksoi se vendi ka shumë punë për të bërë.

“Do të doja të theksoja se Shqipëria përballet sërish me shumë sfida dhe ne nuk jemi duke rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim. Raporti ynë e bën të qartë se ka një numër rekomandimesh që duhen përmbushur përpara se të ndërmerret një hap i tillë”./ep

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.