Mesila Doda sqaron “armiqtë”: Ti japësh dorën Ramës nuk është krim

Deputetja e PD-së, Mesila Doda, ka sqaruar sot publikisht arsyen pse u gjend në krah të kryeministrit Edi Rama më 8 dhjetor dhe jo në krah të kryetarit të partisë së saj Lulzim Basha. Ajo thotë se këtë sqarim po e bën për “armiqtë” e saj që janë shqetësuar nga ky fakt duke theksuar se ti japësh dorën kryeminisrit të vendit nuk është krim.
Sqarimi I plotë I Dodës në facebook:
“Duke pare tendencen e disa mediave dhe skiftereve te cilet edhe megjithëse e dine fort mire te verteten, jane sulur per te gjetur armikun me qellim qe te kapin ndonje cope nga udheheqsit, jam e detyruar te sqaroje si me poshte:
1.Une nuk isha e ftuar askund nga kryeministri, por nga miqte e mi studente te dhjetorit, te cilet kane te drejten te ftojne gjithkend ne spektrin politik, ndersa une ne aktivitetet e tyre kam gjithmonë nje vend dhe do shkoj me kenaqesi.
2.Ti japesh doren kryeministrit nuk eshte krim e per me teper te qendrosh ne te njejtin aktivitet me te nuk konsiderohet veper e gabuar. Kjo eshte nje bote ku takohen Thaçi dhe Daçiç, ku takohen ne dreka e darka formale dhe informale familjare lideret kundershtare, ndaj as nuk dua tja di pse dikujt i duket e cuditshme qe une te sillem njerzisht me kundershtarin tim politik. Eshte diçka qe une do ta vazhdoj ta bej ne respekt te bindjes sime qe edhe me kundershtarin duhet te sillesh me dinjitet dhe qytetarisht, ndersa idete politike perballen pa kompromis.
3.I ftoj gjithe armiqte e mi dhe mentoret e tyre politike, qe ti zbrazin si te duan inatet e tyre se kjo mund te permirsoje shendetin e tyre mendor dhe karrieren. E vetmja ndjesi qe me krijojne eshte ajo e nje kurajoje edhe me te madhe per te vepruar dhe thene te verteten, kur kuptoj sa frike me paskan patur.
4. I ftoj gjithe miqte dhe mbeshtetesit e mi dhe te gjithe ata qe me kane besuar, te vazhdojme se bashku rrugen e nje politike te vertete, qytetare, opozitare dhe me zemer te paster, ne respekt te bindjeve tona. I ftoj qe te mos ligshtohen dhe te mos bien pre e provokimeve apo fyerjeve meskine. Politika s’behet as me terbim e as me frike, behet me kembengulje, ide te reja, me vertetesi e pa komplekse”.
Mapo
Add new comment