PD feston 8 dhjetorin, Basha: Jo thjesht histori, por aktualitet. Endërr në gjoksin e çdo të riu

Postuar në 08 Dhjetor, 2013 10:08

UPDATE- Dite te rendesishme per gjithe vendin e ka quajtur kreu i PD-se, Lulzim Basha 8 dhjetorin, duke folur ne aktivitetin ne nder te kesaj dite titulluar “Festojme lirine”.

“Perballja e pare e studenteve kryengrites me regjimin ndodhi shpejt, dhuna policore shpertheu egersisht mbi ta, moren plage por nuk u thyen, se ishin ndryshimi i madh, tjeter gje u thye perballe guximit dhe trimerise, hegjemonia gjysmeshekullore e diktatures”- tha Basha.

Sipas tij ne krahun e studenteve liberatore dhe bashke me intelektualet qe iu bashkuan po lindtte epoka e re.

“Ajo nate e bardhe nxori ne krye Azem Hajdarin, prijesin e levizjes studentore, te tjere trima e trimeresha qe koha i ka shenuar me emer e mbiemer si luftetare te permbysjes se madhe”- tha Basha.

Ai ka kujtuar se sot e gjithe diten deshira e bashkimit te shqiptareve rrethe vlerave te lirise eshte nje enderr rinore akoma per t’u permbushur.

Partia Demokratike feston sot 23-vjetorin e themelimit të saj dhe 23 vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Ne një aktivitet në Pallatin “Asllan Rusi” në Tiranë nën moton “Festojmë lirinë” jane mbledhur te rinj te shumte qe nen tingujt e muzikes perkujtojne nje dite te rendesishme.

Ne te eshte i pranishem edhe kreu i PD-se, Lulzim Basha, shoqeruar edhe nga bashkeshortja e tij dhe ish kryetari Sali Berisha, pritur me brohoritje nga te pranishmit.

I ftuar ne kete aktivitet, djali i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari ka deklaruar mes emocionesh se ndihet krenar cdo date 8 dhjetor.
Basha: Me protestat e nëntorit paralajmeruat eren e re te ndryshimit (fjala e plote)

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.