Vjedhja me faturat e energjisë

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 09:08

Pothuajse dy vjet pasi qindra qytetarë ju drejtuan Prokurorisë duke kallëzuar për mbifaturime, Prokuroria i ka dhënë fund odisesë së hetimeve dhe ka dorëzuar versionin e saj në Gjykatë, duke kërkuar arrestime për këtë dosje.

Nje burim jozyrtar prane Gjykates Penale të Tiranës pohoi se organi i akuzës ka dorëzuar në mesditë në Gjykatë, të paktën 15 kërkesa për masa arresti per te cilat pritet te vendose Gjyqtaria e Gatshme per Masat e Sigurimit. Por se per çfare niveli behet fjale per keta persona qe Prokuroria mendon se kane kryer shkelje nuk behet e ditur per shkak te sekretit hetimor.

Megjithate ka mundesi, që për shkak të numrit të madh të personave të pyetur për këtë dosje, për të cilën kanë nisur hetimet nisur hetimet që në kohen e ish-prokurores se Përgjithshme Ina Rama dhe qe mesa duket mbyllet me Prokurorin e Pergjithshem Llalla, te kete arrestime edhe ne nivelin baze siç jane faturistet thane burime te Gjykates Penale.

Njesia task force mesohet se ka zbardhur ne kete menyre mekanizmin se si eshte shperdoruar detyra nepermjet falsifikimit, duke vjedhur qytetaret shqiptare pas manipulimit me faturat e energjise elektrike. Ka mundesi, thane të njëjtat burime jozyrtare, qe te jete abuzuar ndaj te pakten 10 mije qytetareve, ku faturiste te ndryshem dyshohet se kane falsifikuar rrethanat e faktit duke pasqyruar ne fatura se energjia ishte nderprere per shkak te kamatëvonesave, ndersa me pas qytetaret gjobiteshin edhe pse fakti nuk ekzistonte.

Nuk dihet ende se çfare do vendose Gjykata Penale per këto kërkesa për flete-arreste të Prokurorise se Tiranes.Mes dosjeve te bllokuara prane kompanise jane edhe faturat e depozituara nga qytetaret qe pretendojne se jane demtuar, regjistrat e faturimeve dhe denoncimet e qytetareve per nderprerje te padrejte te energjise elektrike ne nje kohe qe ata nuk rezutojne me detyrime ndaj kompanise.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.