Arkiv-Lajme të përditësuara

Qeveria miraton ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 08:40

Këshilli i Ministrave miratoi sot ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, një projekt I hershëm që do ta financonte banka gjermane KFW dhe që u pezullua. Kryeministria bën të ditur vendimin, por nuk sqaron më tej për financimin dhe kohën e ndërtimit.

Kosova padit kompaninë “Belle Air”: Nuk ka ofruar informacionin e kërkuar

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 08:38

Kompania e fluturimeve ajrore “Belle Air”, e cila po shkon drejt falimentimit, mund të përballet edhe me një proces gjyqësor me ndjekje penale nga shteti i Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës (MI), që është trashëgimtare e kompetencave edhe në aviacionin civil nga ish-Ministria e Transportit, ka ushtruar kallëzim penal në fund të muajit të kaluar kundër dry drejtuesve të kësaj kompanie.

Kallëzimi penal të cilin e posedon e përditshmja kosovare ”Express” është ushtruar nga MI-ja kundër Ilir Xhelos, menaxher i përgjithshëm në këtë kompanie dhe Elio Sallabandës.

Ministria e Bujqësisë: Basha po gënjen, publikoi emra që nuk i kemi hequr nga puna

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 08:37

Ministria e Bujqësisë: Basha po gënjen, publikoi emra që nuk i kemi hequr nga puna
18 Dhjetor, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Sociale | Shkruar nga: TemA
Select Language​▼

Ministria e Bujqësisë ka reaguar ndaj listës së publikuar pak ditë më parë ngë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me emrat e shkarkuar nga puna nga qeveria e re.

Në deklaratën e Ministrisë së Bujqësisë thuhet se pjesa e listës për këtë dikaster është e pasaktë.

Kjo ministri ka sqaruar se ata që deklarohen si të shkarkuar, janë aktualisht në punë.

Meta: Na penalizuan procedurat

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 08:35

Për kryetarin e Parlamentit Ilir Meta shtyrja e statusit te vendit kandidat nuk ishte përgjigje për Shqipërinë, por procedurat e vetë Bashkimit Europian ishin përcaktuese këtë herë.

"Nuk është Shqipëria ajo që përcakton procedurat e marrjes së vendimeve në Bashkimin Europian. Kjo është një çështje që besoj dhe Europa e Bashkuar do ta zgjidhë në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë në rrugën e integrimit sepse ne reformat i bëjmë në radhë të parë për qytetarët tanë", tha Meta.

Batutat për taksat te Inegrimi. Dokle i përgjigjet ironisë së Bregut: Mos u kruaj me mua!

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 04:20

Komisioni i Integrimit ka miratuar dje vetëm me votat e maxhorancës katër ligjet e paketës fiskale, taksimin progresiv, heqjen e TVSH-së për barnat, ndryshimin e akcizave dhe sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Taksimi progresiv nuk është kuptuar nga vetë deputetët, të cilët, në tentativë për të zbërthyer formulën e re të qeverisë “Rama”, kanë marrë si shembull dhe pagat e tyre.

Replika Tahiri-Noka te Komisioni i Sigurisë, opozita braktis mbledhjen

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 04:18

Opozita ka braktisur mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, pas një debati mes ministrit të Brendshëm Tahiri, dhe ish-ministrit Noka. Gjatë seancës dëgjimore lidhur me buxhetin e vitit 2014 për Ministrinë e Brendshme, Tahiri tha se rritja e zërit të buxhetit për institucionin që ai drejton, shërben për parandalimin e korrupsionit, ndërsa shtoi se nga kjo rritje përfitojnë rritje page 93 % e efektivëve të policisë.

Pesë shtete shtyjnë për në qershor statusin e vendit kandidat

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 04:17

Perceptimi - Optimistët në Shqipëri prisnin dje që Holanda të mos gjente aleatë për sa i përket vendimit të saj për të mos i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat
Vendimi – Gjermania, Britania, Holanda, Danimarka dhe Franca bllokojnë procesin. Shqipëria, në dorë të Greqisë

Fatjona Mejdini

Deputetët e mazhorancës kundër qeverisë për taksimin e shtëpive të dyta: Është penalizim

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 04:15

Maxhoranca miratoi dje me votat e saj dy ndër ligjet më të rëndësishme të paketës fiskale, ndryshimet në taksimin vendor dhe atë kombëtar.

Opozita e kundërshtoi draftin e ardhur nga qeveria, pasi sipas saj, me ndryshimet e taksave vendore cenohet autonomia e pushtetit vendor, ndërsa me sistemin e taksave kombëtare rritet kostoja e përditshme e qytetarëve.

Megjithatë, e vetmja pikë ku deputetët e mazhorancës dhe opozitës bashkoheshin, ishte shqetësimi për dyfishimin e taksës së shtëpive të dyta.

FMN rikthehet në Shqipëri

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 04:14

5 vjet pas largimit, qeveria socialiste ka rikthyer sërish Fondin Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri.

Palët njoftuan arritjen e marrëveshjes, e cila i jep FMN-së një rol më të fortë në mbikqyrjen e ekonomisë dhe financave publike, përkundrejt një kredie prej 300 milionë euro.

“Ne kemi arritur sot një marrëveshje, sipas së cilës FMN do të mbështesë programin ekonomik të qeverisë me asistencë financiare rreth 300 milionë euro, që do të lëvrohet për një periudhë 3-vjeçare. Marrëveshja përcakton një program, që do të ofrojë një mbështetje të fuqishme për ekonominë

Aryset e ministrave të BE për refuzimin e Shqipërisë

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 16:04

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit europian vendosi sot të shtyjë për në qershorin e vitit të ardhshëm vlerësimin për dhënien e Statusit kandidat për Shqipërinë në bazë të një raporti që Komisioni europian do të duhet të paraqesë për ecurinë e mëtejshme. Vendimi u mor nën trysninë e pesë vendeve anëtare, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Hollandës dhe Danimarkës, të cilat paraqitën thuajse të njejtin propozim në mbledhjen e pasdites së sotme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara