Replika Tahiri-Noka te Komisioni i Sigurisë, opozita braktis mbledhjen

Opozita ka braktisur mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, pas një debati mes ministrit të Brendshëm Tahiri, dhe ish-ministrit Noka. Gjatë seancës dëgjimore lidhur me buxhetin e vitit 2014 për Ministrinë e Brendshme, Tahiri tha se rritja e zërit të buxhetit për institucionin që ai drejton, shërben për parandalimin e korrupsionit, ndërsa shtoi se nga kjo rritje përfitojnë rritje page 93 % e efektivëve të policisë.
“Ky është buxheti më i madh në historinë e policisë. Lufta ndaj krimit ka kosto dhe kërkon para. Gjetëm në ministri një buxhet të keq me borxhe të mëdha. Ky buxhet e kthen në komoditet pune Policinë e Shtetit”, tha Tahiri.
Ndërsa ish-ministri Noka replikoi duke u shprehur se “paratë që po jepen janë jo për sigurinë në vend, por për sigurinë e policëve”.
Duke krahasuar gjendjen e policisë me qeverinë e kaluar, Tahiri tha se “Policia e Shtetit ishte kthyer në vend barcaletash për Mulin”.
Dita
Add new comment