Meta: Na penalizuan procedurat

Për kryetarin e Parlamentit Ilir Meta shtyrja e statusit te vendit kandidat nuk ishte përgjigje për Shqipërinë, por procedurat e vetë Bashkimit Europian ishin përcaktuese këtë herë.
"Nuk është Shqipëria ajo që përcakton procedurat e marrjes së vendimeve në Bashkimin Europian. Kjo është një çështje që besoj dhe Europa e Bashkuar do ta zgjidhë në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë në rrugën e integrimit sepse ne reformat i bëjmë në radhë të parë për qytetarët tanë", tha Meta.
Duke iu referuar qendrimeve te opozites qe fajesoi mazhorancen per mungesen e nje PO-je per statusin, Meta ironizoi qendrimet e lidershipit demokrat, sikunder
Nuk është Shqipëria ajo që përcakton procedurat e marrjes së vendimeve në Bashkimin Europian. Kjo është një çështje që besoj dhe Europa e Bashkuar do ta zgjidhë në të ardhmen
Ilir Meta
Kryetar i Parlamentit shfaqi besnikerine si tifoz i Holandes ne futboll, megjithese ky vend u deklarua ne krye skeptikeve, qe kerkuan me shume kohe per statusin per Shqiperine.
"Përkrahja për Holandës për futboll nuk do të mungojë, sic ka qenë në të kaluarën. Jam edhe sot, kur ajon uk është në ditët më të mira sepse jam i bindur që edhe për Holandën në futboll ditë më të mira do të vijnë. Lidhur me statusin më të fundit në Facebook të zotit Berisha dhe me akuzat dhe përgjegjësitë e tij për lajmin e një ditë më parë do ta ftoja, për shkak së eksperiencës së gjatë që ka dhe të përgjegjësive që ka në politikë që ta përmbajë kënaqësinë, edhe pse ajo mund të jetë e vetëvetishme dhe jo shumë e menduar dhe arsyetuar sepse duket sikur është gati të shpallet më holandez se kryetari i partisë së tij", tha Meta.
Top channel
Add new comment