Arkiv-Lajme të përditësuara

Djali i Remzi Hoxhës: Berisha të na kthejë eshtrat e babait ose është në gjak

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 10:39

Djali i Remzi Hoxhës thotë se nëse përgjegjësit e zhdukjes së të atit, duke përfshirë edhe Sali Berishën, nuk tregojnë ku janë eshtrat e tij, atëherë do të veprojë vetë.

Në një konferencë për shtyp, Ardian Hoxha tha në emër të familjes së tij se të gjithë e dinë kush e ka kryer krimin, zhdukur, tortuar dhe vrarë Ramzi Hoxhën dhe fëmijët e tij presin që kjo të marrë fund një herë e përgjithshmonë.

Tabaku: Kallëzimet në prokurori të nisin nga ministrat aktualë

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 10:38

TIRANË Përmes një analize të hollësishme, zëdhënësja e Grupit parlamentar të PD-së, Jorida Tabaku sjell në një intervistë për gazetën “Mapo” pikat e dobëta të projekt-buxhetit dhe paketës së re fiskale, pasi i vetmi efekt pozitiv, sipas saj, është shfryrja e premtimeve elektorale të qeverisë së sotme. Tabaku nuk sheh ndershmëri të qeverisë në sistemin e ri fiskal që ajo ka zgjedhur të implementojë. Përkundrazi. Sipas saj, ky sistem po abuzon me taksapaguesit e rregullt të vendit.

Basha: Mziu pa faj sa kohë që drejtësia nuk është shprehur. Po monitorojmë se çfarë po ndodh

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 10:37

Një ditë pas arrestimit të kreut të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, kreu i opozitës Lulzim Basha, ka deklaruar se PD mbështet çdo hetim për cilindo person dhe se për gjithçka, fjalën e fundit e thotë drejtësia.

“I dhamë fund ecjes drejt rrënimit”

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 10:36

Kryeministri Edi Rama të gjithë fjalën e tij, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ia kushtoi projektbuxhetit 2014, të cilin e quajti si buxheti i kthesës dhe rimëkëmbjes ekonomike të Shqipërisë.Sipas tij negociatat me FMN bënë të mundur  hartimin e një buxheti të favorshëm. 

Kontrata për linjën e Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë nënshkruhet sot në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 03:29

PRIZREN- Ne qytetin e Prizrenit zhvillohet sot ceremonia e Nënshkrimit të Kontratës për Linjën e Interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë, miratuar pak dite me pare nga qeveria Rama. Ne ceremonine e cila do te mbahet ne shtepine e Lidhjes se Prizrenit marrin pjese Ministrat respektive nga Shqiperia dhe Kosova, perfaqesues te KfW dhe ambasades gjermane.

Nënshkrimi i kontratës, vjen vetëm pak ditë pasi qeveria shqiptare miratoi ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 110 kV Kukës (Shqipëri) – Prizren (Kosovë).

Panorama

Skandali i Tatimeve, nën hetim 15 firma fantazmë

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 03:26

Nuk ka marrë fund hetimi për skandalin e skemës mafioze të gllabërimit të rimbursimeve të TVSH-së së Tatimeve nga firmat fantazmë. Pas arrestimit të 7 administratorëve të kompanive fantazmë, ekonomistes dhe 2 punëtorëve, të cilët kishin arritur të mashtronin përmes faturave fiktive të TVSH-së duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 26 milionë dollarësh, skandali pritet të marrë përmasa më të mëdha. Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se një tjetër skemë mashtrimi pritet të prangosë edhe 20 persona të tjerë, ndërsa dëmi dyshohet të jetë rreth 20 milionë euro po të tjera.

Berisha: Piramida “Rama” ti themi ndal me protesta qytetare

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 03:25

Projekt-buxheti dhe Paketa Fiskale e qeverisë vazhdojnë të kundërshtohen fort nga opozita e cila sot u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në një lëvizje për ti thënë ndal asaj çfarë ajo e quan “skenari grek”. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i cili e ka krahasuar me rastin grek buxhetin e ri të qeverisë duke paralajmëruar se kreditë e marra do e rrokullisin vendin në humnerë.

Fyle i telefon Ramës për mbështetje, Cameron shton dozat e skepticizmit

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 03:23

Afatet - Gjashtë muaj kohë i është lënë Shqipërisë deri në provimin e radhës përpara Këshillit të Ministrave të BE-së, për marrjen ose jo të statusit kandidat.
Kushtet - Pavarësisht mospranimit të kërkesës për status, Shqipërisë nuk iu dhanë detyra shtesë për t’u kryer gjatë kësaj kohe pritjeje në kërkim të statusit të munguar.
Situata - Shqipëria, për katër vite me radhë nuk arrin dot të marrë këtë status, pavarësisht përpjekjeve teknike dhe politike të bëra, duke shënuar një precedent negativ.
Statusi

Arrestohet Xhelal Mziu

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 03:20

Policia ka arrestuar kryetarin e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, pas një urdhër arresti të nxjerrë nga “Task Forca” e Prokurorisë së Tiranës.

Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë me burg për kryetarin e Bashkisë Kamëz dhe pas këtij vendimi, rreth orës 18:00, policia e ekzekutoi atë me arrestimin e tij.

Akuza që rëndon mbi kryebashkiakun Mziu është ajo e shpërdorimit të detyrës dhe mosbarazisë në tendera publik.

Mziu është arrestuar në afërsi të selisë së Presidencës. Më pas, policia ushtroi kontroll në banesën e tij, për sekuestrimin e dokumentacionit.

Tahiri takon kryeministrin serb, Ivica Daçiç

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 11:35

 Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka marrë pjesë në Forumin e Ministrave të Brendshëm dhe atyre të Drejtësisë së vendeve të Europës Juglindore dhe Bashkimit Evropian që është zhvilluar në Budva të Malit të Zi në datë 19 dhjetor. 

Nder takimet qe ka patur, ministri i Brendshem eshte takuar edhe me kryeministrin serb, njeheresh minister i Brendshem, Ivica Daçiç. Ne njoftimin e ministrise se Brendshme nuk thuhet asgje lidhur me çeshtjet per te cilat kane biseduar Tahiri dhe Daçiç.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara