Arkiv-Lajme të përditësuara
Propozimi nga SHBA: Thaçi-Daçiç dhe Ashton, kandidatë për “Nobel”
Një grup ligjvënësish amerikanë emëruan dje kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, si dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, si kandidatë për çmimin “Nobel” të Paqes për vitin 2014.
Gjobë 100 milionë lekë biznesmenit, arrestohet ish-truproja e Berishës
Policia e Tiranës ka vënë në pranga ish-truprojën e familjes Berisha, gardistin Fatos Skeja, së bashku me shtetasin Gojart Loci. Burime nga policia e kryqytetit bëjnë me dije se arrestimi i Skejës është bërë pas vendimit të Gjykatës, e cila ka vendosur masën arrest me burg për gjobënie.
The Economist: Shqipëria mes vendeve me risk të lartë për trazira sociale
Shqipëria është mes vendeve me rrezik të lartë për shpërthimin e trazirave sociale në vitin 2014.
Kështu thuhet në një raport të përgatitur nga revista e njohur “The Economist”.
Mes pesë kategorive, me rrezik shumë të ulët, rrezik të ulët, rrezik të mesëm, rrezik të lartë dhe rrezik shumë të lartë, Shqipëria përfshihet në grupin e vendeve me rrezik të lartë për trazira sociale.
Bashkë me Shqipërinë në këtë grup është edhe Maqedonia e Kroacia.
Po ashtu Turqia, Qipro, Ukraina e Kina janë në këtë grup.
Krishtlindja në Vatikan e Betlehem
Mijëra besimtarë, nga Italia dhe e gjithë bota, sfiduan të ftohtin për të qëndruar në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikam, ku është vendosur skena e madhe e Lindjes së Krishtit, këtë vit e dhuruar nga Dioqeza e Napolit.
Kjo është mesha e parë e Krishtlindjes për Papa Françeskun, në Bazilikën e Shën Pjetrit. Ai hyri në Bazilikën e mbushur me besimtarë, me statujën e Fëmijës Jezus.
Kjo është diçka e re dhe u kërkua prej tij. “Zoti, porsi qingjat barinjve, na përsërit: Mos kini frikë”.
Topalli: Ky buxhet na hedh në kanal. Berisha hedh teori të re: Përjashton veriun
Kuvendi vijon diskutimet rreth projektbuxhetit të vitit të ardhshëm në një seancë maratonë që ka nisur dje paradite në orën 11:00. Në fjalën e saj, deputetja demokrate, Jozefina Topalli, akuzoi maxhorancën se nuk çon ligje në Parlament dhe është përgjegjëse për humbjen e statusit. Topalli tha se çdo fletë e buxhetit është një C4 për familjen e çdo shqiptari.
Mandati i deputetit të ndjerë Sokol Olldashi i kalon Bedri Mihajt
Bedri Mihaj është emri i deputetit të ri të Partisë Demokratike që zëvendëson Sokol Olldashin, deputetin demokrat që humbi jetën pak kohë më parë në një aksident automobilistik. Mihaj, kandidat në listën e Qarkut Fier, u mandatua në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Prokuroria: Familja Taçi po pastronte paratë, miliona euro u transferuan jashtë
Task-Forca, gati fletëthirrje Rezart Taçit. Hetimet për 5 vepra penale
Hetimet për Albpetrolin - Krahas kallëzimit të fundit të Policisë dhe Tatimeve për Rezart Taçin, Prokuroria e Tiranës dyshon se ky biznesmen mund të ketë mashtruar shtetin për blerjen e “Albpetrolit”
Falimenti për “Armo” - Më parë, familja Taçi ka shitur edhe kompaninë ARMO, pasi rezultoi se kishte borxhe të larta ndaj një banke azerbajxhanase. Aktualisht, kjo shoqëri administrohet nga azerbajxhanasit.
Adoleshentët e grabisin dhe më pas i vënë gjobë biznesmenit nga Kruja
Dy 16-vjeçarë kanë grabitur dhe i kanë vënë gjobë një biznesmeni në qytetin e Krujës.
27-vjeçari me inicialet E.D kishte bërë denoncim disa ditë pas grabitjes dhe gjobëvënies ndaj tij.
Biznesmeni krutan ka deklaruar në polici se më 4 dhjetor, në afërsi të banesës së tij, i kanë zënë pritë dy persona dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur t’i grabisin me forcë dy varëse floriri që mbante në qafë si dhe aparatin celular.
Efektet e paketës së re fiskale
Parlamenti është përfshirë nga debate të forta mbi efektet që do të sjellë paketa fiskale në ekonomi. Maxhoranca thotë se ajo po ul taksat për shumicën dërrmuese të qytetarëve, por opozita ka llogari të tjera.
“Për 177 mijë vetë, edukatorë, mësues, mjekë, policë e ushtarakë, ne sot po iu ulim tatimet”, deklaroi deputeti i mazhorancës Erjon Braçe.
“Përfitimet përveçse janë qesharake, zhbëhen nga rritja e taksave të tjera nga pushteti. Karburanti do kushtojë më shtrenjtë, transporti po ashtu”, replikoi ish-ministri Ridvan Bode.
Grabitje me armë në Fushë-Krujë
Një grabitje me armë dhe maska ndodhi mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Nga të dhënat paraprake mësohet se një person që udhëtonte me mjetin e tij, nga Fushë-Kruja drejt Tiranës u ndalua nga disa persona të maskuar dhe të armatosur.
Mësohet se personat e maskuar i grabitën sendet personale, paratë dhe automjetin shtetasit. Ky i fundit lajmëroi menjëherë pas grabitjes policinë.
Pak minuta më pas, policia gjeti mjetin e viktimës së grabitjes të djegur plotësisht pranë Urës së Tapizës. Policia ka nisur menjëherë kërkimet për kapjen e autorëve të grabitjes.
SHEKULLI