Topalli: Ky buxhet na hedh në kanal. Berisha hedh teori të re: Përjashton veriun

Kuvendi vijon diskutimet rreth projektbuxhetit të vitit të ardhshëm në një seancë maratonë që ka nisur dje paradite në orën 11:00. Në fjalën e saj, deputetja demokrate, Jozefina Topalli, akuzoi maxhorancën se nuk çon ligje në Parlament dhe është përgjegjëse për humbjen e statusit. Topalli tha se çdo fletë e buxhetit është një C4 për familjen e çdo shqiptari.
“Do të ketë taksa të larta, rritje çmimesh dhe të borxhit. Kryeministri për 3 muaj rriti deficitin e vendit nga 3 në 7 për qind. Për 3 muaj, borxhi nga 63 për qind shkoi në 75 për qind. Për 8 vjet bëri një luftë të jashtëzakonshme qoftë edhe për një rritje prej 0.5 për qind.
Thua se është buxheti i kthesës. Po është i tillë, po i kthesës që të hedh në kanal. Njerëzit reagojnë atëherë kur ty nuk ta merr mendja. Të dashur qytetarë, ndaleni këtë kryeministër para se të jetë vonë. Ndaleni para se t’ju lidhë për bukën e gojës”, tha Topalli.
Ndërsa ish-kryeministri Berisha akuzoi qeverinë se ka përjashtuar veriun nga investimet.
“Ka përjashtuar investimet e veriut. Ka ndëshkuar veriun në mënyrë shembullore. Të dashur qytetarë katolikë dhe të krishterë e mbyll këtë fjalë me urimin për Krishtlindjet. Uroj që kjo ditë të na frymëzojë për drejtësi sociale dhe marshim drejt të vërtetave”, tha ai.
Dita
Add new comment