The Economist: Shqipëria mes vendeve me risk të lartë për trazira sociale

Postuar në 25 Dhjetor, 2013 02:41

Shqipëria është mes vendeve me rrezik të lartë për shpërthimin e trazirave sociale në vitin 2014.

Kështu thuhet në një raport të përgatitur nga revista e njohur “The Economist”.

Mes pesë kategorive, me rrezik shumë të ulët, rrezik të ulët, rrezik të mesëm, rrezik të lartë dhe rrezik shumë të lartë, Shqipëria përfshihet në grupin e vendeve me rrezik të lartë për trazira sociale.

Bashkë me Shqipërinë në këtë grup është edhe Maqedonia e Kroacia.

Po ashtu Turqia, Qipro, Ukraina e Kina janë në këtë grup.

Kurse në grupin me rrezik shumë të lartë për shpërthim trazirash sociale është Bosnja e Greqia.

Shkak për shpërthimin e trazirave mund të jetë situata ekonomike, qeverisja e dobët dhe pabarazia sociale në vend.

Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve me institucione të dobëta./ep

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.