Arkiv-Lajme të përditësuara

DASH: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 11:33

SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Në një deklaratë të sotme, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Mari Harf, tha se SHBA pret me padurim integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë.

“Presim me padurim ditën kur këto dy vende do të integrohen tërësisht në institucionet europiane. Integrimi i tyre në institucionet europiane do të thellonte marrëdhëniet dhe partneritetin tonë me ta mes Shqipërisë dhe Maqedonisë”, ka deklaruar zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Mari Harf në një reagim të saj pas shtyrjes që BE-ja dhapër statusin e Shqipërisë.

 

KLD rrëzon propozimin e Naços: 16 magjistratët në rrethe, sjell në Tiranë 13 gjytarë

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 11:31

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot për të marrë vendimin për 13 vendet vakante në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë ndërkohë që ka vendosur dhe për emërimin e 16 magjistratëve të rinj.  Me emërimin e tyre në gjykatat e rretheve, KLD-ja ka hedhur poshtë propozimin e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço i cili kërkoi emër e tyre në Tiranë. Magjistratët e rinj janë emëruar në Fier, Vlorë, Beratit të Korçës dhe në Tropojë.

Jakup Krasniqi merret në pyetje nga EULEX, dyshime për krime lufte

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 11:30

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi është paraqitur në Prokurorinë Speciale, ku po merret në pyetje nga një Prokuror i EULEX-it, si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë, gjatë periudhës 1998-1999.

Rama sqaron paketën fiskale

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 11:30

Në vijim të turit të tij për shpjegimin e paketës fiskale dhe buxhetit 2014, Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrat Arben Ahmetaj dhe Lefter Koka, është takuar me qytetarët e Tiranës. 

Rama tha se zhurma përpiqet të përçojë opozita tek njerëzit, si një frikë nga një apokalips, është një përpjekje e dëshpëruar për të mjegulluar sa më shumë pamjen e publikut mbi një sërë ndryshimesh rrënjësore, në qasjen e Qeverisë ndaj ekonomisë. 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis mbledhjen me dyer të mbyllura

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 03:17

TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sërish sot, për të vijuar mbledhjen e disa ditëve më parë, ku emërimi i magjistratëve në 13 vende vakante në Gjykatën e Tiranës shkaktoi debate dhe përplasje të forta mes anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. KLD po zhvillon edhe sot mbledhjen me dyer të mbyllura, dhe kjo duket se është bërë shkak që mbledhja të nisë menjëherë me debate mes anëtarëve, duke kërkuar shpjegime se pse nuk lejohen mediat të ndjekin mbledhjen.

Kajmaku: Sulmi i tretë ndaj meje, dyshoj te kreu i Komunës Prezë

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 03:15

Kreu i PS-së për Prezën thotë se dyshimet kryesore për sulmet ndaj tij bien mbi kreun e komunës së kësaj zone, Ahmet Halili. “U bë hera e tretë që familja ime sulmohet. Policia të zbardhë ngjarjet, në të kundërt do veproj vetë”, shprehet ai në lidhje me plagosjen e të atit. Kajmaku thotë se ky është sulmi i tretë ndaj familjes së tij dhe ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“Unë mendoj se kanë lidhje me njëra tjetrën, sepse për një kohë shumë të shkurtër më dogjën biznesin, më sulmuan në banesë, më plagosën babain”, thotë ai.

Tiranë, përplasen dy automjete, një i vdekur dhe një i plagosur në aksidentqq

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 03:13

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar orët e para të ditës së premte. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë Ministrisë së Arsimit, për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Personi i cili ka humbur jetën është shtetasi Berti M. rreth 40 vjeç, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur 42-vjecari nga Librazhdi Ilmi Q. i cili po lëvizte me automjetin tip ‘Audi’.

Sipas të dhënave të para, të marra nga policia bëhet e ditur se, shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e madhe me të cilën po lëviznin dy automjetet.

FAKSIMILET/ Përsëri Frangaj, Albpetrol jep 100 milionë lekë për spektaklin “Gjeniu i vogël”

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 03:12

Gazeta TemA vazhdon të botojë të dhëna nga skandali i financimeve prej kompanisë shtetërore Albpetrol për kompaninë mediatike të Aleksandër Frangajt.

Këtë herë bëhet fjalë për 100 milionë lekë që jepen për spektaklin e fëmjëve “Gjeniu i vogël”.

Njësoj si kontratat e tjera, edhe kjo mban firmën e pronarit, Aleksandër Frangaj.

Ky i fundit i kërkon Albpetrolit një shumë prej 150 milionë lekësh.

Administratori i Albpetrol, Ferdinand Murati ia dërgon kërkesën për sponsorizim Këshillit Mbikëqyrës të kësaj kompanie.

Emigrantët frikësojnë Britaninë

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 03:10

Në një samit në Bruksel, kryeministri britanik do të nxisë homologët e tij, liderët e BE, të nxjerrin mësime nga gabimet e bëra kur Rumania dhe Bullgaria u bashkuan me bllokun 28 anëtarësh në vitin 2007.

Iniciativa e tij do të shihet si një përpjekje për të siguruar euroskeptikët konservatorë, të cilët janë të shqetësuar për një fluks të mundshëm të rumunëve dhe bullgarëve, kur ata të fitojnë të drejtën për të punuar në Britaninë e Madhe, më 1 Janar.

Kushti i Cameron për Shqipërinë e Serbinë: T’u vënë “fre” emigrantëve

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 15:30

Britania e Madhe, pjesë e 5 vendeve të BE që kërkoi shtyrjen e statusit për Shqipërinë jep dhe argumentat e këtij qëndrimi. Kryeministri, David Cameron, duke se e sheh rrezik serioz integrimin e Serbisë dhe Shqipërisë për shkak të mundësisë për emigracion masiv

Këtë qëndrim Camerun do tua parashtrojë edhe homologëve të tij evropianë, ku do të kërkojë të ndërmerren hapa për të parandaluar emigracionin masiv nga Shqipëria dhe Serbia në qoftë se këto dy vende do t’i bashkohen BE-së.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara