FAKSIMILET/ Përsëri Frangaj, Albpetrol jep 100 milionë lekë për spektaklin “Gjeniu i vogël”

Gazeta TemA vazhdon të botojë të dhëna nga skandali i financimeve prej kompanisë shtetërore Albpetrol për kompaninë mediatike të Aleksandër Frangajt.
Këtë herë bëhet fjalë për 100 milionë lekë që jepen për spektaklin e fëmjëve “Gjeniu i vogël”.
Njësoj si kontratat e tjera, edhe kjo mban firmën e pronarit, Aleksandër Frangaj.
Ky i fundit i kërkon Albpetrolit një shumë prej 150 milionë lekësh.
Administratori i Albpetrol, Ferdinand Murati ia dërgon kërkesën për sponsorizim Këshillit Mbikëqyrës të kësaj kompanie.
Shkresa mban datën 19 prill 2013, vetëm pak përpara zgjedhjeve.
Pak ditë më vonë, më 25 prill, Këshilli Mbikëqyrës i kthen përgjigje pozitive, duke miratuar një fond prej 100 milionë lekësh të vjetra, ndryshe nga kërkesa për 150 milionë.
Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës mban firmën e Suzana Guxhollit si kryetare dhe të tre anëtarëve, Ibrahim Hastopalli, Shkëlqim Kërluku dhe Sadik Domi.
Dy anëtarët e tjerë, Elvi Fundo nuk ka firmë, kurse Ilir Meçe shprehet se nuk është dakord.
Pasi i hapet rruga këtij sponsorizimi, një muaj më vonë nënshkruhet kontrata e sponsorizimit mes Aleksandër Frangajt dhe administratorit të Albpetrol./ep
Tema
Add new comment