Kushti i Cameron për Shqipërinë e Serbinë: T’u vënë “fre” emigrantëve

Britania e Madhe, pjesë e 5 vendeve të BE që kërkoi shtyrjen e statusit për Shqipërinë jep dhe argumentat e këtij qëndrimi. Kryeministri, David Cameron, duke se e sheh rrezik serioz integrimin e Serbisë dhe Shqipërisë për shkak të mundësisë për emigracion masiv
Këtë qëndrim Camerun do tua parashtrojë edhe homologëve të tij evropianë, ku do të kërkojë të ndërmerren hapa për të parandaluar emigracionin masiv nga Shqipëria dhe Serbia në qoftë se këto dy vende do t’i bashkohen BE-së.
Kryeministri Cameron thotë se Britania do të mbështesë zgjerimin mbi baza të rrepta mbi emigracionin, që kufizojnë lëvizjen e lirë për punë.
Një ide e Cameron, njofton Sky, është që vendet ne fjale duhet të arrijnë një nivel të caktuar të ardhurash para se të lejohet lëvizja e lirë për punë e tyre, ose shtetet anëtare të vendosin vetë, në mënyrë individuale për një numër të caktuar të emigrantëve që hyjnë në vendet e BE-së çdo vit.
Reagimi i Cameron vjen pas frikës së Britania mund të përballet me emigracion masiv nga Evropa Lindore.
Dita
Add new comment