KLD rrëzon propozimin e Naços: 16 magjistratët në rrethe, sjell në Tiranë 13 gjytarë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot për të marrë vendimin për 13 vendet vakante në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë ndërkohë që ka vendosur dhe për emërimin e 16 magjistratëve të rinj. Me emërimin e tyre në gjykatat e rretheve, KLD-ja ka hedhur poshtë propozimin e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço i cili kërkoi emër e tyre në Tiranë. Magjistratët e rinj janë emëruar në Fier, Vlorë, Beratit të Korçës dhe në Tropojë.
Anëtari më I ri I KLD-së Sokol Çomo ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, ndryshe siç kishte vendosur KLD-ja, për zhvillimin me dyer të mbyllura. Në mbledhjen e kaluar, ministri Naço dhe anëtari Çomo braktisën mbledhjen duke shprehur rezerva për mënyrën e funksionimit të KLD-së.
Të transferuarit janë:
Lazër Sallaku nga Durrësi sillet në Tiranë
Arjana Liço nga Durrësi sillet në Tiranë
Alma Brati nga Durrësit sillet në Tiranë
Rexhina Merlika nga Kruja sillet në Tiranë
Migena Laska nga Laëi sillet në Tiranë
Klorida Çela nga Elbasani sillet në Tiranë
Tereza Lami nga Elbasani sillet në Tiranë
Alma Kodraliu nga Pogradeci sillet në Tiranë
Rezarta Mata nga Kavaje sillet në Tiranë
Dritan Cako nga Lushnja sillet në Tiranë
Dhurata Balla nga Kruja sillet në Tiranë
Adriatk Gocaj nga Lezha sillet në Tiranë
Astrit Faqolli nga Durrësi sillet në Tiranë
MAPO
Add new comment