Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis mbledhjen me dyer të mbyllura

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 03:17

TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sërish sot, për të vijuar mbledhjen e disa ditëve më parë, ku emërimi i magjistratëve në 13 vende vakante në Gjykatën e Tiranës shkaktoi debate dhe përplasje të forta mes anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. KLD po zhvillon edhe sot mbledhjen me dyer të mbyllura, dhe kjo duket se është bërë shkak që mbledhja të nisë menjëherë me debate mes anëtarëve, duke kërkuar shpjegime se pse nuk lejohen mediat të ndjekin mbledhjen.
Pak ditë më parë, shkak për debatet e forta, u bë një kërkesë e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, për emërimin e magjistratëve në vendet e mbetura bosh. Ministri kërkoi që para se të shqyrtoheshin kandidaturat e gjyqtarëve për këto vende, pika 3 në rendin e ditës, të shqyrtohej propozimi i tij për emërimin në detyrë të magjistratëve që kanë përfunduar studimet dy vitet e fundit, pika 8 në rend. Rrëzimi i kërkesës së ministrit për ndryshimin e rendit të ditës ka “ndezur” situatën, për të arritur kulmin me braktisjen e mbledhjes nga ministri Naço dhe anëtari më i ri i KLD, Sokol Çomo.
Gjatë mbledhjes së sotme Këshilli pritet të shqyrtojë kandidaturat për gjyqtarë, për plotësimin e 13 vendeve vakante, si dhe të marrë edhe njëherë në shqyrtim propozimin e ministrit Naço.
Pas tensioneve të mbledhjes së shkuar Këshilli i Lartë i Drejtësisë akuzoi perfaqesuesit e maxhorances qeverisese per presion te paprecedente atiligjor ndaj anetareve te saj dhe trupës gjyqesore.

Ne nje reagim per mediat, KLD theksonte se “largimi i paralajmëruar, menjëherë pas fillimit të seancës plenare, dëshmoi se këta anëtarë të Këshillit nuk kanë aspak qëllim të kontribuojnë për përmirësimin e sistemit gjyqësor”.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.