Arkiv-Lajme të përditësuara

Si gjatë fushatës, Rama del në terren, u shpjegon bizneseve taksat e reja

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 15:28

Pikpyetjet që janë ngritur në publik për Paketën e re Fiskale të qeverisë e kanë ngritur Kryeministrin Edi Rama nga zyra kryeministrore për të dalë vetë në terren që tu sqarojë qytetarëve taskat e reja. Siç e kemi parë gjatë fushatës elektorale kur shkonte dyqan më dyqan për të folur me biznesmenët e vegjël ai sot vizitoi sot disa biznese të vogla në zonën e Don Boskos.

Dosja ‘Gjika’ transferohet në Gjykatën e Tiranës, vendimi pas kërkesës së ‘Vlorës’

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 15:26

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika do të gjykohet në Tiranë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë pas kërkesës së prokurorisë së qytetit të Vlorës, e cila në kushtet e presionit dhe frikës së ndonjë trazire për vet ndjeshmërinë e çështjes dhe faktit se bëhet fjalë për kreun e bashkisë së qytetit, i kërkoi gjykatës së lartë ta transferojë çështjen në Gjykatën e Tiranës.

Mesazhi i Nishanit pas shtyrjes së statusit: Kërkohet më shumë përgjegjësi

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 15:23

Presidenti Bujar Nishani reagoi pas lajmit të shtyrjes së dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë. Në mesazhin e tij thuhet se udhëtimi evropian vazhdon, por duhet më shumë përgjegjësi.

MESAZHI

Këshilli Evropian nuk i ka dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, pavarësisht rekomandimit të Komisionit Evropian dhe Rezolutës mbështetëse të Parlamentit Evropian.

FMN: Pse lejuam rritjen e borxhit

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 15:22

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka sqaruar për herë të parë publikisht se pse nuk u tregua i ngurtë me Shqipërinë, por pranoi një marrëveshje, ku i lejoi Qeverisë të rriste borxhin.

Meta: Zv/ministri i Berishës, kërkoi shpalljen “non grata” të ambasadorit holandez

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 08:36

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot në mesditë kryesinë e partisë, ndërsa në mbledhje kanë marrë pjesë edhe Ministrat si dhe deputetët e rinj që zëvendësuan këta të fundit. Integrimi dhe projektbuxheti për vitin 2014 ishin temat kryesore rreth të cilave, kreu i LSI ilir Meta përqëndroi diskutimet. Duke folur në mbledhje e kryesisë, Meta akuzoi ish-aleatin e tij Sali Berisha për inkoherencë të plotë në lidhje me qëndrimet e tij për statusin kandidat.

Zbuloi eksplozivin në makinën e prefektit, dekorim dhe rritje në detyrë për gardistin

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 08:35

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i akordoi Medaljen “Për Trimëri” efektivit të Gardës së Republikës, Petrit Doka, i cili zbuloi eksplozivin në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, pak ditë më parë. Sipas njoftimit të ministrisë “medalja motivohet për cilësi të veçanta, kurajo e guxim në realizimin e detyrave, misioneve dhe zgjidhjen e situatave të jashtëzakonshme. Rreshteri i Gardës së Republikës Petrit Doka është ngritur me një gradë në detyrë para kohe, si dhe iu dha një rrogë shpërblim”.

Berisha sulmon FMN: Besoi mashtrimet e Ramës

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 08:34

Ish-kryeministi Sali Berisha ka akuzuar Fondin Monetar Ndërkombëtar se nuk ka verifikuar të dhënat dhe i besoi mashtrimeve të Ramës. Duke folur në takimin e tretë të Partisë Demokratike me biznesin fason për paketën fiskale dhe buxhetin 2014, Berisha tha se FMN duhet të ulet me opozitën për të faktuar të dhënat.

Venizelos: Greqia kërkoi dhënien e statusit për Shqipërinë

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 08:32

Athina zyrtare ka përkrahur në takimin e ministrave të Jashtëm në Bruksel, dhënien e menjëhershme të statusit kandidat për anëtarësim Shqipërisë.

Kështu bëhet me dije në një njoftim të ministrisë së Jashtme greke, sipas të cilës, ministri i Jashtëm Evangelos Venizelos ka udhëzuar ambasadorin e Greqisë në Tiranë që t’ia komunikojë këtë qëndrim qeverisë shqiptare, raporton Ora News.

Gjithashtu, pala greke ka vendosur që vendimi për dhënien e statusit Shqipërisë të diskutohet në qershor 2014, para përfundimit të presidencës greke.

Cani: Do të rriten të ardhurat

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 08:31

Ministri i Financave deklaroi në Kuvend se buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm do të shënojë rritjen më të madhe të të ardhurave në historinë e financave të shtetit.

"Ne nga përmirësimi administrativ shohim rritje të të ardhurave në këtë paketë, prej 40 miliardë lekësh, aq sa është mesatarja e rritjes të të ardhurave nga tatimet dhe dogana në 10 vitet e fundit", tha ministri i Financave Shkëlqim Cani.

“Lufta” Greqi-Turqi zgjidhet në Hamburg

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 03:25

Gjykata e Arbitrazhit në Hamburg do të vendosë për të gjitha çështjet e debatueshme mes Greqisë dhe Turqisë, përfshirë kufirin detar dhe hapësirën ajrore.

Mediet greke zbulojnë se, kryeministri Antonis Samaras ka përgatitur në bashkëpunim me ministrin e Jashtëm, Evangelos Venizelos rrugën që do të ndiqet për zgjidhjen e çështjes së kufirit në Mesdhe.

Vendimin për çështjet e pazgjidhura mes Greqisë dhe Turqisë do ta japë Gjykata e Detit në Hamburg, Gjermani. Kjo gjykatë do të marrë vendim edhe për kufirin detar mes Greqisë dhe Egjiptit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara