Dosja ‘Gjika’ transferohet në Gjykatën e Tiranës, vendimi pas kërkesës së ‘Vlorës’

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 15:26

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika do të gjykohet në Tiranë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë pas kërkesës së prokurorisë së qytetit të Vlorës, e cila në kushtet e presionit dhe frikës së ndonjë trazire për vet ndjeshmërinë e çështjes dhe faktit se bëhet fjalë për kreun e bashkisë së qytetit, i kërkoi gjykatës së lartë ta transferojë çështjen në Gjykatën e Tiranës.

Shpëtim Gjika akuzohet nga organi i akuzës së qytetit bregdetar se në bashkëpunim me persona të tjerë ka falsifikuar procesverbalet e dy mbledhjeve të KRRT-së së Vlorës, duke shtuar në to dhënien e lejeve të ndërtimit për dy pallate shumëkatëshe.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.