Mandati i deputetit të ndjerë Sokol Olldashi i kalon Bedri Mihajt

Bedri Mihaj është emri i deputetit të ri të Partisë Demokratike që zëvendëson Sokol Olldashin, deputetin demokrat që humbi jetën pak kohë më parë në një aksident automobilistik. Mihaj, kandidat në listën e Qarkut Fier, u mandatua në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Përveç deputetit më të ri të PD-së, Bedri Mihaj, në punimet e sotme të Kuvendit, shkojnë për herë të parë edhe shtatë deputetë të tjerë, pasi katër ministra të Partisë Socialiste dhe tre të Lëvizjes Socialiste për i ntegrim kanë lanë mandatin pasi mazhoranca qeverisëse vendosi të ndajë mandatin e deputetit nga posti i ministrit.
Mapo
Add new comment