Arkiv-Lajme të përditësuara

Paketa fiskale kalon në komision me votat e mazhorancës

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 03:33

Fundviti kuvendor është i ngjeshur me diskutimet dhe votimin në limitin e tij të paketës fiskale dhe buxhetit për vitin 2014. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ekonomisë ndryshimet e paketës ashtu sicc pritej u kaluan me votat e mazhorancës. Ndryshimet kryesore të kësaj pakete janë ngritja e fashës së akcizës për prodhuesit e birrës nga 200 mijë hektolitër në 310 mijë hektolitër, dhe fasha e dytë në 710 mijë hektolitër, diferencimi i TVSH për hidrokarburet vetëm për fazën e kërkimit dhe jo të zhvillimit të projekteve, vendosja e akcizës me 50 lekë për litër për pijet energjike.

LSI, kundër tatim-fitimit 15 për qind për fasonët

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 03:31

Lëvizja Socialiste për Integrim depoziton në Komisionin e Ekonomisë tre amendamente për projektbuxhetin e vitit 2014. Petrit Vasili, në emër të grupit parlamentar të kësaj partie është shprehur se tatim-fitimi për biznesin fason nuk duhet të rritet në 15 për qind, por të ruhet në masën aktuale 10 për qind. Kjo është arsyetuar me ndikimin e madh që ka ky biznes sidomos në gjenerimin e vendeve të punës, pasi është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend.

Amendamentet e LSI-së

Naço: Ashpërsim të dënimeve penale për të luftuar kriminalitetin tek të rinjtë

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 03:29

Ashpërsim të dënimeve penale për të luftuar kriminalitetin në rritje tek moshat e reja.

Kjo është politika e re ligjore që do të aplikojë Ministria e Drejtësisë, duke nisur nga janari i vitit 2014.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, u shpreh pas mbledhjes së qeverisë se do të ashpërsohen ndëshkimet për veprat penale që parashikojnë dënime të rënda, ndërsa nga ana tjetër do të vendosen dënime të tjera alternative që ulin mbipopullimin në burgje.

Monopoli në kontrollin e makinave

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 03:28

Kontrolli Teknik i Automjeteve është shndërruar në ferr dhe qytetarët e Tiranës duhet të flenë në makina për të mbajtur radhën.

Rruga Vorë-Fushë-Krujë, tashmë shërben si vend parkimi për makinat që mbajnë rradhë për t'u futur në të vetmen pikë kontrolli teknik të Tiranës.

Qytetarëve u duhet të shpenzojnë deri në 24 orë për të kryer kolaudimin e automjeteve dhe për të mbajtur radhën u duhet të flenë në makinë.

Matura Shtetërore 2014, Gjuha e huaj, provim me detyrim. Ja udhëzimi i plotë i MAS

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 16:23

TIRANE- Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, gjuha e huaj do të jetë provim me detyrim në Maturën Shtetërore 2014. Vendimi është zyrtarizuar sot nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet një udhëzimi që mban numrin 60, për zhvillimin e maturës shtetërore të vitit 2014-të.

Padi 7 ish-krerëve të ALUIZNI-t

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 16:22

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Sarandës ish-drejtorët e Agjencisë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) në Sarandë.

Sipas auditivit të realizuar në këtë agjenci, rezulton se në periudhën janar 2011-shtator 2013, dy ish-drejtues të kësaj agjencie dhe 5 drejtorë rajonalë në Sarandë, kanë abuzuar me detyrën duke lejuar legalizimin e jashtëligjshëm të disa banesave që ndodhen në zona arkeologjike. Bëhet fjalë për 100 subjekte të tilla, që tashmë janë legalizuar.

Rama: Rrugën shtëpi-zyrë do e bëj në këmbë. PD e drejton një plak që i janë këputur frenat e gojës

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 16:21

Pas 100 e ca ditësh ën qeverisje, si ndiheni si kryeministër?

Të them të drejtën 100 ditët mjaftuan për të konfirmuar besimin tim se skuadra e re është skuadra e duhur dhe 100 ditë ne realizuam objektivat që i kishim vënë vetes. Ndaj ndihem mirë.

Ushtria greke në kufi, Idrizi: E pazakontë për një vend të NATO-s, Kodheli të kërkojë sqarime

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 16:19

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet reagon pas vendimit të qeverisë greke për të rikthyer ushtrinë në kufi me Shqipërinë. Përmes një deklarate për mediat, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi shprehet se angazhimi i ushtrisë greke në kufijtë me Shqipërinë është një kërcënim për stabilitetin në rajon. Idrizi thekson se në vendet anëtare të NATO-s, pjesë e të cilës janë Greqia dhe vendi ynë, ushtria nuk mund të përdoret në misione në ruajtje të rendit publik veçse në raste të jashtëzakonshme.

Bilanci i qeverisë Rama

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 16:18

Viti 2013 është viti që solli në krye të vendit një qeveri të re, pas tetë vitesh qeverisje të së djathtës. 

Kabineti Rama është mandatuar me një program ambicioz dhe premtimin që do të transformojë jetën e shqiptarëve.

Qeveria e re mbushi 100 ditët e para të saj në detyrë në 22 Dhjetor dhe për të bërë një bilanc të këtyre ditëve, të të gjithë vitit, por edhe atë që na pret në të ardhmen e afërt, në serinë e fundit të “Top-Story” për 2013-n mbërriti kryeministri i vendit, zoti Edi Rama.

Sokol 

Dorëzojnë mandatin e deputetit edhe 5 ministra. KQZ mandaton deputetët e rinj

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 08:18

UPDATE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte mbledhur nemesdite per te mandatuar deputetet e rinj, pasuesit ne listen shumeemerore, qe do te zevendesojne 5 ministrat e tjere te kabinetit Rama qe lane mandatin e deputetit. 

Ministrat që kanë dorëzuar mandatin sot janë: Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ai i Shëndetësisë Ilir Beqja, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ajo e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara